Fest në Opera! Artistët mbyllin sezonin me 14 mijë vizitorë, Voshtina: Jeni shpirti i këtij tempulli! Sipari: Synojmë që ky Teatër të jetë një nga perlat e Evropës

Mbrëmjen e së enjtes, holli i ‘Operas’ pushtohet nga atmosfera festive e mbylljes së sezonit. Të pranishëm janë artistë, drejtues të institucionit dhe përfaqësues diplomatikë. Ministrja e kulturës Elva Margariti, thotë se reformimit e rikonstruksionit të Teatrit artistët i ’u përgjigjën me rritje të performancave artistike.

E konsideron tempull të muzikës e kërcimit, drejtoria Abigela Voshtina, Teatrin e Operës, ndërsa bën ‘bilancin’ e shfaqjeve gjatë këtij viti, ku u afruan në teatër 14 mijë artëdashës.

“Falë një trupe artistike profesionale e përkushtimit të pashoq të këtij teatri ndaj artit dhe artdashësve, Teatri i Operës dhe Baletit ka sjellë për dashamirësit e artit muzikor, 83 vepra të shquara, prej të cilave 36 ishin premiera e 47 ishin rivënie, ndër to 13 shfaqje kanë qenë sold out”, u shpreh drejtorja e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, violinistja Abigela Voshtina.

Opera për fëmijë e familje, Akademia Teatrale, bashkëpunimi me etnet muzikore vendase e të huaja, si dhe shfaqjet jashtë Shqipërisë sollën risi e afri më të madhe me publikun.

“Përqafuan teatrin dhe punën tonë, shumë artistë me famë ndërkombëtare siç ishte ardhja e legjendës së dirigjimit Zubin Mehta, masterclass-i i Ermonela Jahos, ardhja e Inva Mulës për Karnavalet e Korçës si dhe masterclass-i nga Anna Pirozzi”, shtoi Voshtina.

Me premtimin se po punohet për një kalendar 2-vjeçar të Teatrit të Operas, zbulohen disa nga surprizat e këtij sezoni që vjen.

“Plani ynë për këtë vit është që t’u mëshojmë bashkëpunimeve me peshë, siç po bëjmë tani me teatro të rëndësishëm të botës. Realizuam lidhje të rëndësishme për 2024-ën me Operën e Izrealit, me Fondacionin e Festivalit Puçinian, me teatrin Sferisterio të Maçeratës apo me teatrin e Metz në Francë. Dhe, objektivi ynë është që teatri i operës së Tiranës, të jetë një nga perlat e muzikës që janë në Evropë!”, u shpreh drejtori artistik i Operas, Jacopo Sipari di Pescasseroli.

“Përgjatë këtyre 4 muajve do të sjellim titujt më të bukur të koncerteve simfonike, operave, baleteve nisur me simfoninë “Titan” të Mahler, vijuar me oratorion e Eliasit, baletin ‘Uni’, premierën e Ansamblit Popullor “Tumankuqe”, Dance Festival me Harabel Contemporary, muzikalin ‘Callas and Onasis’, ‘Arrëthyesin, Atila’, ‘Carmen’ e shumë të tjerë”, u shpreh Voshtina.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë