Gjatë aktivitetit të zhvilluar në qytetin e Shkodrës, me rastin e festës së Austrisë, Ambasadori austriak ,Thomas Schnoll u shpreh tepër optimist për të ardhmen europiane të vendit tonë. Por gjithashtu ky i fundit paralajmëroi se “të jesh pjesë e familjes europiane duhet të ketë bashkëpunim të ndërsjelltë”, gjithmonë duke i’u referuar konflikteve partiake në vend.
 
“Tashmë është hapur një kapitull i ri i Shqipërisë me statusin kandidat. Rruga drejt Europës është e veshtirë dhe pak e avashtë, por është e qartë që Shqipëria e meriton vendin në Europë dhe Austria do ta mbeshtesë këtë gjë. Austria ka shprehur gjithmonë, se që të jesh pjesë e familjes Europiane duhet të ketë bashkëpunim të ndërsjelltë. Kjo është e qartë, që të gjithë duhet të punojnë për t’ia arritur këtij qëllimi. Edhe Austria e ka bërë të qartë që partitë politike duhet të bashkëpunojnë për të ndërmarrë këtë hap. Jam i sigurtë që ky bashkëpunim do të vijë edhe në vendin tuaj”- deklaroi nga Shkodra Thomas Scholl.

Gjithashtu, Ambasadori i Austrisë në Tiranë, i pyetur në mënyrë direkte mbi bojkotin parlamentar, dhe nëse është instrumenti duhur, Schnoll deklaroi:”ky është një rast i politikës së brendshme në të cilin nuk dua të ndikoj”.

Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)