Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së, ka vizituar Komunitetin Mysliman Shqiptar me rastin e festës së Kurban Bajramit.
E shoqëruar nga deputetit Edmond Panariti, Kryemadhi u ndal para kamerave për t’i uruar të gjithë besimtarëve festën.
Dua t’ju uroj paqe, begati, mirësi. Të vazhdojmë t’i dhurojmë njëri-tjetrit mirësi dhe të largojmë urrejtjen. Kjo ditë na kujton të gjithëve që të reflektojmë, të jemi të angazhuar për të bërë vepra më të mira.
Monika Kryemadhi, kryetare e LSI-së
Kryemadhi nuk ka harruar të urojë edhe gazetarët e pranishëm para KMSH.
Dua t’ju falënderoj edhe ju që në këtë ditë pushimi nuk ndaloni së punuari dhe vazhdoni informoni shqiptarët kudo që ndodhen.
Monika Kryemadhi, kryetare e LSI-së
Lajmi kryesor: