Krerët e shtetit dhe politikës mesazh për Fitër Bajram! Begaj: Bashkëjetesa fetare, vlera jonë e jashtëzakonshme! Urojnë Rama, Nikolla, Meta dhe Veliaj

Krerët e shtetit dhe të politikës në Shqipëri kanë uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit, duke uruar më të mirat për vendin por edhe për më shumë dashuri dhe vepra të mira nga gjithsecili. Presidenti i Republikës ka uruar nga Kavaja, ku ka takuar shumë besimtarë.  Ai shkruan se sakrifica në emër të besimit të jetë shtysë për të bërë vepra të mira, për familjen, për shoqërinë dhe për kombin.

“Në fakt, kjo festë e Fiter Bajramit ka karakteristikë të veçantë solidaritetin dhe dashurinë. Dashurinë për njëri-tjetrin, dashurinë për Zotin. Sot në Kavajë gjeta veten, takova miq të rinj dhe të vjetër, të besimeve të ndryshme dhe ku më mirë se Kavaja tregohet kjo harmoni fetare. Bashkëjetesa dhe harmonia fetare për të gjithë kombin tonë është një vlerë e jashtëzakonshme, vlerë e cila duhet ruajtur, duhet promovuar dhe pse jo duhet eksportuar. Të eksportojmë atë vlerë që është më e mira.  Populli shqiptar e ka treguar me vepra që e përkrah të ndryshmen. Kemi pritur refugjatë afganë, kemi pritur refugjatë ukrainas, kemi hapur dyert tona në ditë të vështira, pse jo edhe në këtë ditë të bëjmë një thirrje që të ndihmojmë ata që janë më të pamundurit, ata që kanë nevojë për më shumë”, ka thënë Presidenti Begaj.

Tek zyrat e komuniteti mysliman shqiptarë janë paraqitur me radhë, fillimisht Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.  Veliaj tha se Sot Tirana është më e bashkuar! Pas tij, zyrave të KMSH, ju drejtua Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i shoqëruar nga bashkëshortja Monika Kryemadhi. Kreu I PR, Fatmir Mediu, e pas tij Kryetari i Komanduar i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj dhe Kandidati i selisë blu për Bashkinë e Tiranës Roland Bejko.

Kreu i Grupit Parlamentarë Socialistë, Taulant  Balla, e ka uruar festën e Fitër Bajramit nga Fieri në krahë të kryebashkiakut socialist të Fierit, Armando Subashi. Përmes rrjeteve sociale fiter Bajramin e ka uruar dhe Kryeministri Edi Rama, si dhe Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:53
Festa e Bajramit, Alibeaj e Bejko urojnë besimtarët myslimanë: Gëzuar

 

Kryetari i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj si dhe kandidati i PD-së për Tiranën për zgjedhjet vendore Roland Bejko, kanë uruar besimtarët për festën e Fitër Bajramit.

‘Uroj që sakrifica e tyre dhe agjërimi të jetë pranuar. Uroj që kjo ditë të sjellë paqe mbarësi dhe shëndet.’- tha Alibeaj.

‘Ju uroj të gjithë besimtarëve myslimanë kudo që janë ta gëzojnë këtë festë dhe ftoj të gjithë qytetarët që t’i bashkohen këtij gëzimi të madh. Uroj që pas kësaj ditë më të mira të ketë për shqiptarët kudo që janë.’- u shpreh Bejko.

Ora 10:10
'Tirana sot më e bashkuar!' Veliaj uron Fitër Bajramin: Të vazhdojmë frymën e bashkëpunimit dhe shërbesës në qytetin tonë

 

Me rastin e muajit të bekuar të Ramazanit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj uroi të gjithë besimtarët gëzuar Fitër Bajramin. Veliaj tha se sot Tirana është më e bashkuar se kurrë, me dëshirën që fryma e bashkëpunimit dhe shërbesës të vijojë edhe pas muajit të Ramazanit. 

“Sot Tirana është më e bashkuar! Kur mendoj se kemi kaluar disa sfida të paimagjinueshme, siç ka qenë tërmeti, pandemia, ne nuk do ia kishim dalë nëse nuk do e ndanim këtë barrë. E kemi ndarë me xhamitë e Tiranës, me komunitetet e besimit, me ata që kanë ofruar një pjatë supë, kanë menaxhuar raste shumë të vështira të njerëzve të sëmurë nëpër spitale, dhe vetë fakti që e kemi këtë mundësi për ta ndarë këtë barrë, e ka bërë qytetin tonë më të mirë, e ka bërë Tiranën më të bashkuar dhe më solidare. Sikur të sillemi çdo ditë si në Ramazan, besoj që shumë prej atyre veseve të vogla, përçarjeve e cic-miceve të vogla, debateve, mund të fashiten nëse kemi parasysh që ka më shumë gjëra që na bashkojnë se sa gjërat që na ndajnë. Ju uroj të gjithëve shumë sukses, ju falenderoj nga zemra për bashkëpunimin. Gëzuar festën e Bajramit. Ne do të jemi në disa qendra sociale sot për të shërbyer vaktin e festës dhe do të doja ta vazhdonim me frymën e shërbesës, bashkimit dhe dashurisë për qytetin tonë. Shëndet e mbarësi për ju e gjithë familjet tuaja”, tha Veliaj.

Ora 09:40
Meta uron besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit, krah imamit Ilir Curri

 

Ilir Meta ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit. Nëpërmjet një postimi në facebook, ku shihet krah imamit Ilir Currit, ai ka uruar agjërim dhe lutje të pranuara për të gjithë besimtarët në mbyllje të muajit të bekuar të ramazanit.

“Kënaqësi e veçantë ta nisja këtë ditë Fitër Bajrami, sot me imamin, z. Ilir Curri.Zoti ua pranoftë të gjithë besimtarëve myslimanë agjërimin dhe lutjet e tyre përgjatë Muajit të Bekuar të Ramazanit!Gëzuar të gjithë shqiptarëve këtë ditë të bekuar!”- shkruan Meta.

Më vonë ai bëri një tjertër urim për kominitetin Mysliman Shqiptar.Kryetari i Partisë së Lirisë uroi që shpresa të rritet dhe të forcohet në zemrën e çdo shqiptari e sidomos të të rinjve dhe të fëmijët e këtij vendi për një të ardhme më të mirë për të gjithë.

“Kënaqësi e veçantë për të uruar sot të gjithë besimtarët myslimanë. Zoti t'jua pranojë të gjitha lutjet sakrificat, agjërimin dhe lutjet e tyre përgjatë muajit të bekuar të Ramazanit. Dhe shpresa le të rritet dhe të forcohet në zemrën e çdo shqiptari e sidomos të të rinjve dhe të fëmijëve të këtij vendi për një të ardhme më të mirë për të gjithë së bashku. Faleminderit!”

 

Ora 08:38
Nikolla urim për festën e Fitër Bajramit: Pavarësisht besimeve të ndryshme, ndajmë me njëri tjetrin lutjet për mirëqenie dhe solidaritet

1674737286_640063aeeef82b139.jpg

Kryeparlamentarja, Lindita Nikolla ka uruar Fitër Bajramin për të gjithë besimtarët myslimanë. Nëpërmjet një shkrimi të bërë, Nikolla shkruan se Shqipëria është një familje e madhe ku qytetarët pavarësisht besimeve të ndryshme ndajnë me njëri tjetrin dëshirat për solidaritet dhe bashkim.

“Pas përkushtimit e sakrificave të agjërimit gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, rritjes shpirtërore, lutjeve, faljeve, refleksioneve, durimit, shpërblehemi e kremtojmë bashkarisht Fitër Bajramin. Shqipëria është një familje e madhe, në të cilën, cilido qoftë besimi ynë, ndajmë me njeri-tjetrin gëzimet, lutjet, bekimet, dëshirat dhe urimet për më shumë mirëqenie, dashuri, solidaritet e bashkim. Gëzuar Fitër Bajramin të gjithë besimtarëve myslimanë!”, shkruan Nikolla.

Ora 08:33
Rama uron besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit: Gëzuar!

1681329696_1680110164rama.JPG

Mëngjesin e sotëm, kryeministri, Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit që kurorëzon mbylljen e muajit të shenjtë të Ramazanit.

“Mirëmëngjes, gëzuar Fitër Bajramin!”- shkruan Rama.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • andy: 01/05/2023 16:19

    kot shpreson populli shqiptar per mbaresi me politikane te tille si rama,,beriaha,,meta,,kur keta te kene vdekur,,apo larguar nga politika,,ndoshta ka shprese,,sa te jene jeta asnje shprese...vetem ikje ne emigracuon ka...

    Përgjigju
  • Politakane leshi: 21/04/2023 22:39

    Jemi shtet laik o kreret e politikes o politkan shkerdhat jane instuticionet fetare qe duhet te urojnejo ju o politikane legena kjo ndodh vetem ne republiken e bananeve qe quhet shqiperi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja