Festa e Fëmijëve/ Bashkia Tiranë 
një javë aktivitete për 1 Qershorin 

Festa e Fëmijëve/ Bashkia Tiranë <br />një javë aktivitete për 1 Qershorin 
Festimet në kuadër të 1 Qershorit festës së fëmijëve kanë nisur që këtë të shtunë me aktivitete të ndryshme në kryeqytetet. Hapja e festimeve të organizuara nga Bashkia e Tiranës kanë nisur në zonën e Pedonales me një performancë nga Banda frymore dhe më pas nga kërcime të ndryshme.

Edhe ditët në vijim do të vijojnë organizimet në kuadër të festës ku do të përfshihen shfaqe si “Domatja kërcimtare”, “Miss Pylli”, “Kësulkuqja”  kërcime nga grupe të ndryshme folklorike, shfaqje nga animatorë të ndryshëm etj.

Të angazhuar për të pritur fëmijët në këto ditë do të jenë “Teatri i Kukullave” dhe gjithashtu “Teatri i Metropolit”. Ja programi i plotë i ofruar nga Bashkia e Tiranës.

1 qershori

E SHTUNË   -  Dt . 30 Maj 2015   (Pedonalja)
 
Ora  11:00 - Hapja (përshëndetja) + Banda frymore Qendra Kulturore Bashkia Tiranë
Ora 11:30 - 3 Fëmijë që do Këndojnë + Kërcim Yjet e së Ardhmes
Ora 18:00 – Trad Folk Tirana
Ora 18:30 - Program kërcimi 1 orë
 
E DIELË   -  Dt . 31 Maj 2015   (Pedonalja)
 

Ora 11:00 – Këndi i pikturës për fëmijë
Ora 12:00 - Fëmijët e Qendrës Koncert
 
Ora 18:00 – Shfaqja për Fëmijë “Miss Pylli”
Ora 18:30 - Shkolla e baletit A.Mari 1 orë program
 
E HËNË   -  Dt . 1 Qershor  2015   (Pedonalja)
 

Ora 11:00 - Teatri i kukullave: Domatja Kërcimtare + 3 çmimet e para të Festivalit të 51- të. Edhe një performancë kërcimi.
Ora 11:30 – Shpërndarja e çertifikatave të çerdheve të Tiranës. Për herë të parë shpërndahen çertifikata të kësaj natyre për përfundimin e ciklit 3 vjeçar me fusha vlerësimi si kurrë ndonjëherë më parë:
Me aftësi gjuhësore
Aftësi Fizike
Aftësi Sociale
Aftësi Emocionale
Ora 11:00 - Animatorë përpara galerisë së Arteve
Ora 10:00 - Këndi i pikturës për fëmijet - Parku Rinia
Ora 11:00 - Animatorë lojra popullore Parku Rinia
Ora 18:00 – Shkolla e baletit Happy Dance
Ora 18:30 - Program kërcimi 1 orë
 
E MARTË   -  Dt . 2 Qershor  2015   (Pedonalja)
 

Ora 10:30 – Shfaqja për fëmijë “ Princesha Teutë” Teatri i kukullave
Ora 11:00 – Një maçok per ditëlindje, Teatri i Metropolit (shfaqje e fëmijëve)
Ora 18:00 - Shkolla e baletit A.Mari
Ora 18:30 - Program kërcimi 1 orë
 
E MERKURE  -  Dt . 3 Qershor  2015   (Pedonalja)
 
Ora 10: 30 - Shfaqja “Kësulkuqja” Teatri I Kukullave
Ora 11: 00 - Performancë kërcimi me Fëmijët e Qendrës
Ora 18: 00 - Shfaqja “ Pinoku” + Këngë nga Festivali


Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Hodhën molotovë e shkatërruan në protesta e 7 tetorit, arrestohen edhe 2 protestues! 5 nën hetim

Hodhën molotovë e shkatërruan në protesta e 7 tetorit, arrestohen edhe 2 protestues! 5 nën hetim