"Festa e Fërgesës” në Tiranë, prezantohen recetat e vjetra të gatimit të Shqipërisë së Mesme

Nga restorantet luksoze me panoramë e deri tek vendet më të vogla, që i dinë pak njerëz, në Tiranë dhe rrethinat e saj gjithkush mund të provojë varietete të shkëlqyera të kulinarisë tradicionale.

Recetat e vjetra të gatimit të Shqipërisë së Mesme, u sollën këtë fundjavë me mjeshtëri nga shefat e mirënjohur të kuzhinës në “Festën e Fërgesës” në Surrel, ndërsa nuk munguan edhe këngë dhe valle tradicionale tiranase. Festë në të cilën mori pjesë edhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili vlerësoi traditat e zonës dhe potencialet për zhvillimin e agroturizmit.

Sot nis një risi, e cila mund të kthehet në traditë dhe në fakt, e kemi vetë në dorë: tradita bëhet kur ia tregojmë dikujt këtë histori dhe rikthehemi prapë këtu. Siç i bëjmë njëri-tjetrit tag në fotografi, do të ishte mirë t’i bëjmë tag Tiranës nga një festë e tillë, diku me gjelin, diku me vajin e ullirit, diku tjetër me fërgesën apo me domaten e zezë. Ne jemi vërtet të bekuar sepse sot Tirana urbane është rrethuar nga kjo kurorë e fshatrave. Shpresoj që ky fshat do të rrisë këtë që lindi sot, për t’u rikthyer vit pas viti për të treguar histori.

Erion Veliaj

Disa herë kemi pasur debate nëse promovimi i kulturave lokale, i konsumit të produkteve vendase ka duk apo është vetëm një gjë momentare. Një nga studimet që kemi bërë është historia e Baldushkut. Nisi si një mini marketing që po bënim për gjelat e Baldushkut. Kur llogaritëm që shitja e gjelave kishte shkuar në nivelin 4 milion euro, do të thotë që është mjaftueshëm për të gjitha ekonomitë që rrisnin tufa 100-200-250 gjela për të jetuar gjithë pjesën tjetër të vitit me dinjitet. Kur ti blen një produkt vendas, nuk po blen vetëm drekën ose darkën e Vitit të Ri, por po blen edhe rrobat e shkollës dhe librat dhe ushqimin për një familje gjatë një viti. Atëherë ndryshoi komplet mënyra se si u prezantua historia e Baldushkut.

Erion Veliaj

Në fund, u bë edhe shpërndarja e çertifikatave për pranimin e shef Ismet Shehut dhe Ilir Hysajt në “Aleancën e Shefave Slow Food”.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda