'Festa e Fërgesës' bën bashkë Tiranën dhe Elbasanin, kryebashkiakët  Veliaj dhe Llatja: Të promovojmë turizmin

'Festa e Fërgesës' bën bashkë Tiranën dhe Elbasanin, kryebashkiakët  Veliaj dhe Llatja: Të promovojmë turizmin

Kryebashkiaku i Elbasanit Gledian Llatja dhe kryebashkiaku Erion Veliaj

“Festa e Fërgesës” çeli edicionin e saj të pestë duke bërë bashkë artizanë dhe restorante tradicionale. E kthyer në një traditë të përvitshme për kryeqytetasit, por jo vetëm,  ajo erdhi këtë vit si një sfidë shijesh mes Tiranës dhe Elbasanit, duke tërhequr një numër të madh turistësh dhe vizitorësh. Për të përshëndetur këtë festë, i pranishëm ishte dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja, ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi etj. 

Kryebashkiaku Veliaj theksoi se gjithnjë e më shumë turizmi po kthehet në motor të zhvillimit të ekonomisë lokale dhe burim të ardhurash. “ Është një kënaqësi e jashtëzakonshme në një Tiranë që është mbushur me turistë, në një Tiranë që s’ka dhomë hoteli të lirë, në një Tiranë ku çdo restorant është rezervuar, çdo lokal, çdo klub. Kultura, kulinaria, arti, muzika, teatri, baleti të gjitha prodhojnë ekonomi. Ne patjetër dimë të bëjmë dhe pica, patjetër dimë të gatuajmë dhe ushqime ndërkombëtare,  por njerëzit nuk vijnë në Shqipëri për diçka që është e huazuar nga diku tjetër. Njerëzit vijnë në Shqipëri, shpenzojnë para në Shqipëri, kalojnë net në Shqipëri, bëjnë pushime në Shqipëri për diçka që është autentike Shqiptare”, tha Veliaj. 

Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se festa të tilla i shërbejnë dhe ruajtjes e promovimit të identitetit të kryeqytetit dhe njohjes së tij nga vizitorët e huaj. “Kjo është një mënyrë për të kujtuar që ne kemi një traditë të jashtëzakonshme, qoftë edhe në veshjet që keni sot, qoftë edhe në muzikën që luajtëm sot, qoftë edhe në kostumet fantastike që kemi për vogëlushët, qoftë edhe për ushqimin. Është autentike dhe është diçka që na bashkon, jo vetëm Tiranën me Elbasanin, po diçka për të cilën të gjithë duhet të jemi krenarë. Dhe unë besoj fort që në Shqipëri sot mund të kalosh një kohë të jashtëzakonshme. Patjetër në plazh, po edhe në Tiranë e Elbasan ku nuk ke plazh, mund të hash mirë, mund të kesh shoqëri të reja, mund të shohësh art dhe kulturë, mund të shohësh Kalanë e Elbasanit, Kalanë në Tiranë”, nënvizoi Veliaj.  

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja vlerësoi traditat dhe bashkëpunimin me Bashkinë e Tiranës. “Tirana është shtëpia e të gjithë Shqipërisë. Normalisht fërgesa është një nga gatimet që na ka bashkuar gjithmonë si Shqipëri e Mesme. Faleminderit për këtë aktivitet që na dhatë dhe ne mundësinë që bashkë me artistët e Elbasanit të jemi sot prezentë këtu”, u shpreh kryebashkiaku Llatja. 

Krahas panairit të kulinarisë së zonës, të pranishmit patën mundësi të ndjekin performancën e Ansamblit Tirana me valle të Shqipërisë së Mesme, Ansamblit "Isuf Myzyri" dhe Ansamblit të Fëmijëve Elbasan.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 13/07/2022 00:55

    Te gjitha llojet e fergesave si ato me mish,si ato vegjetariane jane shume te mira.Mua me ka mbetur ne mendje kur e kam provuar per here te pare me mish.Ishte koha kur diktatura hyri ne krize dhe dolen tallonat,une isha e vogel atehere dhe na kishin ftuar familjarisht ne nje dasem te ish-hotel /Arberia/.Personi qe na ftoi punonte ne ministri dhe ishte ne gjendje te bente darke me te mire se njerezit e zakonshem.E pra nga ajo darke me ka mbetur ne mendje sasia e mishit qe u servir,qe ishte nje luks per njerezit e zakonshem dhe sigurisht fergesa tiranase,ishte bere kaq e mire dhe me pelqeu kaq shume sa dhe sot, nuk e pershkruaj dot.Tani e gatuaj here pas here duke ndjekur recetat e shumta qe jepen ne internet,por magjia dhe shija e asaj fergese qe provova atehere,eshte e paperseritshme.Do te doja te dija kush ka qene guzhinjer tek /Arberia/ ne fund te viteve 80' fillimi i 90',sepse ai/ajo ka bere fergesen tiranase,per mendimin tim,me te miren ne bote.

    Përgjigju
  • Bobi: 12/07/2022 20:50

    Quhet fergese Elbasani dhe gatuhet me zener ose melci dhe gjize. Cer pune ka Tirana me fergesen se di. Te dali 1 korcar te gatuaj ballokume korce

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni