Tre të rinj shqiptarë janë plagosur rëndë në Shkup ndërsa po festonin Festën e Flamurit. Sipas policisë maqedonase, janë dy raste të veçanta, therje mes të rinjve, njëra në afërsi të shkollës së mesme “Cvetan Dimov” në rrugën Xhon Kenedi, ndërsa tjetra në Sheshin “Skënderbeu”, ku zhvilloheshin festimet me rastin e Ditës së Flamurit .
 
Në Sheshin “Skënderbeu”, i plagosur rëndë ka mbetur Fidan Isufi, 20 vjeç, ai ka marrë pesë goditje të forta me mjet të mprehtë. Ndërsa në rrugën “Xhon Kenedi” pasditen e djeshme, të lënduar rëndë kanë mbetur Buhari Samakova 26 vjeç dhe Adil Samakova 18 vjeç, të cilët janë plagosur me thikë.
 
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë njoftoi se po hetohen shkaqet e dy incidenteve në fjalë, ndërkohë që tre të lënduarit tashmë po mjekohen në qendrat spitalore në Shkup.




Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)