Presidenti amerikan Donald Trump dhe Melania Trump ishin në festën e Vitit të Ri plot shkëlqim të Mar-a-Lago-s.

Zonja e parë zgjodhi të vishte një fustan mahnitës argjendi, të cilin e kombinoi me taka Louboutin të zbukuruara me argjend, ndërsa presidenti mbante veshur kostum të zi.

'Paqe. Paqe në tokë', tha ai, pas një viti në të cilin pretendoi se kishte përfunduar shumë luftëra në të gjithë globin.

Personazhe të shquar të MAGA-s që u panë në festë përfshinin ish-kryebashkiakun e Nju Jorkut Rudy Giuliani, prokuroren e SHBA-së për Distriktin e Kolumbias Jeanine Pirro, drejtorin ekzekutiv të MyPilloë dhe kandidatin për Senatin e SHBA-së Mike Lindell, regjisorin e Hollivudit Brett Ratner, i cili drejtoi dokumentarin e ardhshëm për Melania-n dhe sekretaren e Departamentit të Sigurisë Kombëtare Kristi Noem.