Festa e fundvitit/ Report Tv dhe Shqiptarja.com zgjedhin 'Te Stela Resort'...dhe jo rastësisht! (FOTOT)

Festa e fundvitit/ Report Tv dhe Shqiptarja.com zgjedhin 'Te Stela Resort'...dhe jo rastësisht! (FOTOT)

TIRANË - Një vit me ngjarje të bujshme, me politikë, protesta, dorëheqje, djegie mandatesh, vetting, e së fundi me një tronditje që goditi të gjithë Shqipërinë, siç ishte tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit. Zhvillime që stafi i Report Televizion dhe Shqiptarja.com i ka ndjekur hap pas hapi me profesionalizëm, për të informuar publikun në kërkim të së vërtetës me çdo kusht, siç është edhe slogani i këtij grupi mediatik. Një vit të vrullshëm, të ngjeshur me ngjarje të shumta, por edhe mjaft energjik për gazetarët, që tashmë po mbyllet, Shqiptarja.com dhe Report Tv, vendosi ta festojë "Te Stela Resort".

Aspak e rastësishme...Ishte një zgjedhje kjo në shprehjen e vlerësimit për shumë persona e biznese që u solidarizuan me të prekurit nga tërmeti që la pas 51 viktima dhe qindra të plagosur, në një situatë ku vendi është ende në rimëkëmbje e sipër. "Stela Resort" ka qenë nga bizneset e para që hapi dyert dhe zemrën për banorët e goditur nga tërmeti, ata që humbën të afërm, të tjerë që mbetën pa një strehë mbi kohë, e shumë të tjerë të frikësuar për të hyrë në shtëpitë e tyre të dëmtuara. Streha e ngrohtë e tyre në këto ditë të ftohta dimri u kthye resorti "Stela", që akomodoi në ambientet e saj rreth 1000 persona. Teksa dita e ndërrimit të viteve po afron, stafi i Shqiptarja.com dhe Report Tv, festuan të gjithë bashkë mbylljen e një viti të suksesshëm reflektuar kjo nga lexuesit dhe teleshikuesit që dita ditës shtohen në shenjë besimi ndaj punës profesionale të gazetarëve, dhe jo vetëm. Stafi i operatorëve, montazhierëve, folësve të lajmeve, regjisë, gazetarëve të emisioneve që jo gjithmonë janë të dukshëm, redaktorëve të lajmeve, gazetarëve të webit të Shqiptarja.com, korrespondentët që përcjellin informacione në kohë reale nga çdo cep i Shqipërisë, e shumë të tjerë, festuan me muzikë LIVE nga ish-anëtari i grupit Ritfolk, Saimir Braho, por edhe muzikë tradicionale shqiptare, nën shoqërinë e shijes së veçantë të ushqimeve nga shefat e "Stela Resort".

Një atmosferë festive, me plot emocione e dhurata, që nuk u mbyll pa surpriza. Krejt rastësisht, gjatë shorteut me disa çmime që stafi drejtues kishte menduar për gazetarët dhe të gjithë punonjësit e grupit mediatik, "Stela Resort" u bë pjesë e "lojës" duke ofruar kuponë me trajtime falas në SPA.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja