Krerët e shtetit dhe politika përcollën sot urimet e Krishtlindjes për të gjithë besimtarët. Presidenti Bajram Begaj uroi të gjithë qytetarët që e festojnë përmes një postimi në X.
“Krishtlindje të gëzuara, plot shpresë e begati për të gjithë miqtë tanë të krishterë! Le të jetë kjo Krishtlindje burim paqeje dhe gëzimi, si dhe një mundësi për të kaluar çaste të lumtura me njerëzit tuaj më të dashur”, shkroi Begaj.
Ndërkohë edhe Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale me një imazh të shkëputur nga frontespici i veprës monumentale të Pjetër Bogdanit, “Çeta e Profetëve”, uroi të gjithë besimtarët që e festojnë.
"Gëzuar Krishtlindjen", shkroi ndër të tjera Rama.
Lajm në përditësim...
Komente









