Festa e Kurban Bajramit, besimtarët mbushin sheshet e xhamitë në të gjithë vendin, falen për paqe dhe harmoni

Kurban Bajrami festohet sot në gjithë vendin, ku besimtarët myslimanë i janë drejtuar xhamive e shesheve kryesore të qyteteve për të falur namazin, ndërsa kanë kërkuar më shumë paqe e harmoni.

Në Vlorë ceremonia e faljes së Kurban Bajramit  nisi herët në mëngjes, ku dhjetëra  besimtarë myslimanë falën namazin në sheshin para xhamisë së Plumbit. Kreu i Myftinisë së rrethit  Vlorë, Armand Asllani, në fjalën e tij theksoi dhe kërkoi më shumë dashuri e harmoni mes njerëzve.

Në Fier, në orët e para të mëngjesit, besimtarët kanë falur Namazin ne xhaminë e qytetit, ndërsa krerët myslimanë të myftinisë kanë përcjellë urime për paqe dhe harmoni mes njerëzve. Namazi u fal në orën 07:10, ndërsa ceremonisë së faljes i parapriu me fjalën e tij myftiu i Fierit, Mikel Hazizolli. Ai përcolli mesazhin  për më shumë paqe dhe respekt ndaj njëri-tjetrit, e sidomos për më shume besim, duke konsideruar njeriun si pasurinë më të madhe të krijuar nga Zoti.

Ne Berat, falja e namazit është organizuar në pedonalen e qytetit, ku qindra besimtarë myslymanë kane kryer faljen e kurban Barjamit. Faljen e namazit e beri imam Ainald Mali.

Në Lushnje, falja e namazit është mbajtur në sheshin kryesor të qytetit para bashkisë. Në këtë ditë të shënuar për fenë islame, faljen e drejtoi imami i xhamisë, Genti Hyka.

Edhe në Kukës besimtarët janë bërë bashkë për të falur Kurban Bajramin  Besimtarët myslimanë kanë falur Kurban Bajramin në dy xhamitë e qytetit dhe në fshatra. Myftiu Fation Isufi ka drejtuar faljen e Kurban Bajramit në xhaminë kryesore të qytetit ndërsa përcolli edhe urimet për gjithë besimtarët mysliman. Pas faljes, besimtarët uruan për fat e mbarësi.

Falja e Namazit në Durrës u krye në sheshin para xhamisë së madhe në qendër të qytetit bregdetar. Imami Ervin Qylafku bëri thirrje për dashuri e paqe mes njerëzve.

 

 


Lajmi kryesor:

Festa e Kurban Bajramit, mijëra besimtarë mbushin sheshet e xhamitë në të gjithë vendin, Kreu i KMSH: Të shpërndajmë sa më shumë dashuri


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës