Për t’i dhënë ngjyra dhe gjelbërim një ambienti, brenda apo jashtë shtëpisë, në zyra, restorante apo hotele, nuk duhet shumë. Mjafton pak kohë, një udhëtim në Hipermarketin Megatek dhe dëshirat tuaja mbushen plotë ngjyra dhe dritë. Megatek sjell këtë pranverë festën e luleve të shumëllojëshme dhe shumëngjyrëshe.
Për më shumë se një muaj, nga data 7 mars deri në 15 prill, Megatek do të çelë “Ditët e Kopshtarisë”.
Mbi 890 lloje lulesh, pemë frutore, 1400 lloje vazosh, fara bimësh, ujitës, ushqyes, dekorues lulesh dhe mijëra artikuj të rinj do të gjeni këtë muaj festiv, në Megatek. Për më tepër do të ketë mbjellje dhe dekorime falas për lulet e para në vazo që blini si dhe shumë produkte të tjera të stinës.
Nëse kërkoni një copë natyre në ballkonin e shtëpisë, një park apo lulishte në oborrin e shtëpisë tuaj, në restorantin, hotelin apo zyrën tuaj zgjidhjen e gjeni tek, Hipermarketi Megatek.
[gallery]25747[/gallery]
Për të gjelbëruar dhe për t’u dhënë dritë hapësirave në shtëpi, brenda dhe jashtë saj, për të jetuar në një ambjent me stil, Megatek ju ofron, vazo plastike dhe qeramike të punuara me dorë, çezma dekorative, shatërvan, veglat e kopshtarisë, fidanë dhe agrume, gurë dhe ashkla për dekorim. Edhe një ballkon i vogël mund të shndërrohet në një kopsht të mrekullueshëm, në një vend relaksi, mbushur plot lule të varura shumëngjyrëshe.
Për më tepër, përdorimi i gurëve dekorativë dhe ashklave është një ide mjaft interesante dhe krijon atmosferën e një kopshti të vërtetë, pavarësisht hapësirave. Përveç pamjes së bukur që të ofron, një kopsht i rregulluar mirë me lule dhe pemë të ndryshme, përmes avullimit nga gjethet sjell freski dhe rrit lagështinë e ajrit, i cili është tejet i nevojshëm në ditët e nxehta të verës.
Gjithashtu një pamje e bukur rrit vlerën dhe shton cilësinë e vendit ku banoni. Për të gjitha këto ka menduar Megatek, i cili përveçse gjelbërimit në ditët e kopshtarisë ofron edhe një gamë të gjerë artikujsh dhe produktesh nga të gjitha kategoritë.
d.b/shqiptarja.com