Festa e Muzikës “mbërrin” për
herë të parë në Shqipëri

Festa e Muzikës “mbërrin” për<br />herë të parë në Shqipëri
TIRANE- Për herë të parë Festa e Muzikës ka mbërritur edhe në Shqipëri. Kjo festë u zhvillua gjatë gjithë ditës së sotme në Tiranë duke mbledhur dashamirësit e muzikës në kuadër të ditës ndërkombëtare të saj. Spektakli filloi në orën 10:00 të paradites me një paradë të madhe muzikore para Katedrales Ortodokse, për t`u shtrirë më pas në sheshe dhe rrugë të Tiranës. Skena të grupeve dhe zhanreve të ndryshme muzikore performuan live duke krijuar tashmë një traditë dhe një hapësirë të lirë për çdo muzikant, qoftë profesionist apo amator.
 
Në parkun Rinia një grup i ri muzikor rock nga shkolla “Jordan Misja” kishin vendosur veglat e tyre në skenë duke e bërë këtë ditë të muzikës edhe më të rock.
 
Lorenc Asrama, nxënës i shkollës Jordan Misja si dhe vokalist i grupit të tij u shpreh i entuziazmuar për këtë festë ku performon dhe grupi i tij.
 
Ndërsa në Galerinë Kombëtare të Arteve një tjetër skenë ishte vendosur ku performonin artistë profesionistë, si Dren Abazi & Zig Zag Band, etj.
 
Një ndër organizatoret e këtij aktiviteti, Armarda Kapaj, tha se kjo ditë e mbushur plot muzikë e shënon vendin tonë të radhitet mes vendeve të tjera evropiane që e kanë traditë prej kohësh këtë festë.
 
Koncerti do të vazhdojë deri në mesnatë duke u spostuar në hapësira të ndryshme të Tiranës me zhanre të ndryshme të muzikës.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike