Presidenti i Republikës Italiane, Giorgio Napolitano ka uruar nëpërmjet një mesazhi Presidentin Bujar Nishani me rastin e Festës Kombëtare, duke vlerësuar përftimin e statusit të vendit kandidat, Napolitano thekson se kjo shpërbleu angazhimin e Tiranës në rrugëtimin e saj europian.

“Me rastin e Festës Kombëtare dëshiroj t’iu shpreh, në emër të popullit italian dhe në emrin tim personal, urimet më të mira për begatinë e popullit shqiptar. Arritja më e fundit, përftimi i statusit të Vendit kandidat, shpërbleu angazhimin e Tiranës në rrugëtimin e saj europian, të cilin Italia e mbështet me shumë vendosmëri me bindjen se nga përafrimi i Shqipërisë me Institucionet europiane po përfton e mund të përftojë dhe më shumë përfitime stabiliteti i gjithë Rajonit të Ballkanit”, -shkruan Napolitano.
 
Më tej, ai shpreh besimin se Tirana dhe Roma do të dinë të përfitojnë nga mundësitë që ofron prania e një komuniteti shqiptar të integruar më së miri në Itali si dhe një vëmendje gjithnjë në rritje e sistemit prodhues italian ndaj Shqipërisë, duke dhënë kështu ndihmesë në konsolidimin e mëtejshëm të lidhjeve të hershme të miqësisë mes dy vendeve.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)