Udhëtojnë nga të katër anët e vendit, e nga përtej kufijve. Besojnë në mrekullitë e dëshmuara, luten për shëndetin, paqen, fëmijët në emigrim.
Janë me mijëra ata që edhe mbrëmjen e kaluar zgjodhen të përjetonin atmosferën që mund të përjetohet në vendin e mrekullive, siç e konsiderojnë pelegrinët.
Me bindjen se nga ky vend lutjet pranohen, të krishterë e myslimanë adresojnë lutjet e tyre te bindur në pranimin dhe mrekullitë me ndërmjetësit e Shna Ndout.
13 qershori kurorëzon dhe ritualin e përvitshëm të 12 të martave në kishën e Laçit.
“Është një natë shumë e shenjtë. Janë mbi 700-800 mijë besimtarë që kanë ardhur në këtë vend të shenjtë” tha një qytetar.
Çdo vit, mijëra besimtarë zgjedhin të ngjiten drejt kishës për t’u lutur dhe për të ripërtërirë besimin e tyre, duke e kthyer këtë pelegrinazh në një nga traditat më të rëndësishme fetare në vend.
Komente








