Presidenti Bujar Nishani u ka uruar besimtarëve bektashinj festën e Sulltan Nevruzit.
“Gjatë kësaj dite të madhërueshme, kur besimtarët bektashinj shqiptarë festojnë në këtë prag ringjalljeje pranverore lindjen e Imam Aliut, që për ta, si dhe për të gjithë ne, përfaqëson ripërtëritjen e besimit të palëkundur te jeta, vepra dhe forca e patjetërsueshme e të Plotfuqishmit, shqiptarët festojnë së bashku dhe ndajnë me njëri-tjetrin edhe gëzimin dhe shpresën për jetën dhe për një të ardhme më të mirë”, thuhet në mesazhin e kreut të shtetit.
“Andaj, edhe sot, kur të gjithë bashkë kremtojmë dhe shkëmbejmë me shoqi-shoqin urimet më të ndiera për këtë ditë të bekuar, më lejoni të nënvizoj se në cilësinë e Kreut të Shtetit, jam besimplotë se mirëkuptimi, harmonia dhe uniteti do të mbizotërojnë mes të gjithë bashkëkombasve tanë! Gëzuar Sulltan Nevruzin!”, vijon mesazhi.
Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com