Festa e Ullirit në Durrës
nderim tre personaliteteve

Festa e Ullirit në Durrës<br />nderim tre personaliteteve
DURRES- Festa e Ullirit është një festë tradicionale e qytetit të Durrësit ku gjatë saj vijon edhe një ceremoni nderimi e personaliteteve që kanë kontribuar dhe kontribojnë në dobi të qytetit dhe qytetarëve të Durrësit. Ka marrë pjesë në Festën e Ullirit edhe Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, ndërkohë që tre personalitete janë nderuar në këtë ditë me titujt Nderi i Qytetit. Festa e Ullirit është zhvilluar në sallën e pallatit të kulturës A.Moisiu ku të pranishmit kanë ndjekur ë dorëzimit të titullit intelektualit të njohur, personalitet në transport, inxhinier Shpëtim Prodanit (1950-2004), pas vdekjes; si dhe bashkëpresidentëve të kompanisë së ndërtimit “Dibra AGZA”, Agim Islami dhe Zabit Muda, që në harkun e 20 vjetëve kanë lënë vulën e tyre në ndërtimet cilësore. Shpëtim Prodani është një nga personalitetet më të shquara të transportit shqiptar.

 Ai, së bashku me një grup shokësh, krijoi “Dyrrahsped”-in, një nga kompanitë e para në transport dhe spedicion. Shpëtimi ka një diapazon kontributesh (shoqëria e parë e sigurimeve SIGMA, Banka Popullore etj. si biznesmen ka kontribuar në problemet shoqërore të qytetit. Ishte anëtar i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Durrës, Rotary Club Durrës etj. Shumë durrsakë e mbajnë mend dhe si basketbollist të ish-“Lokomotivës”, aktivist të gjallë, por edhe si një familjar model). Agim Islami dhe Zabit Muda janë një “duet” i pandashëm, pasi rrallë ndesh raste të tilla ortakërie. Ata kanë trashëguar gjenin e ndërtuesit, pasi në shekuj është i njohur kontributi i dibranëve anekënd Shqipërisë, Ballkanit dhe ish-perandorisë osmane, siç tha dje gjatë ceremonisë. Pjesëmarrësit e shumtë që mbushnin sallën në këtë ceremoni kanë ndjekur më pas koncertin artistik të organizuar me këtë rast.

Shkrimi u publikua sot (30.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore