Festa greke, ekspozitë me piktura
nga artistë të Janinës në Gjirokastë

GJIROKASTER- Çelet në Gjirokastër një ekspozitë me piktura të artistëve të Janinës, në kuadër të 193 vjetorit të pavarësisë së Greqisë. Në ekspozitë u ekspozuan 40 punime në vaj, akuarel si dhe në skulpturë.
 
Në këtë aktivitet morën pjesë, konsulli i përgjithshëm i Greqisë në Gjirokastër, Nikolaos Kotrakoi, nënkryetari i Kuvendit Popullor Vangjel Dule, zv ministri i jashtëm Alqi Puli, si dhe funksionarë të tjerë vendorë.
 
Ekspozita, do të qëndrojë e hapur për dy ditë ndërkohë që piktorët pjesëmarrës premtuan për çeljen e një ekspozite të përbashkët, kjo në kuadrin e miqësisë dhe forcimit të raporteve nacionale mes dy kombeve që ndahen nga një kufi.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë

Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë