TIRANË, 14 Korrik/ATSH/.- Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli mori pjesë sot në kremtimin e Festës Kombëtare të Francës, ku ishin të pranishem rreth 80 përfaqësues shtetesh nga e gjitha bota.
Sipas njoftimit për shtyp nga ministria e Mbrojtjes, me rastin e kësaj ditë të shënuar për popullin francez dhe në përkujtim edhe të 100- vjetorit të Luftës së I-rë Botërore në bulevardin Champs Eliysees në Paris u zhvillua parada ushtarake "Një ushtri e fuqishme dhe moderne".
Mes shumë flamujve të vendeve të ndryshme të botës, në këtë paradë parakaloi dhe flamuri i Shqipërisë, ndërsa ministrja Kodheli e ndoqi paradën ushtarake, duke qenë e ftuar, krah shumë homologëve të saj, në tribunën qendrore të kësaj parade në Paris.
Me 14 korrik 1789 populli francez shënoi fitoren mbi regjimin e vjetër monarkik dhe vendosjen e regjimit të ri republikan. Sot kjo ditë është festa kombëtare e Francës.
Ndërsa Lufta e Parë Botërore apo Lufta e Madhe ishte lufta që përfshiu pothuajse gjithë botën. Kjo luftë e paparë ndonjëherë në historinë e njerëzimit i kushtoi humbjen 20 milionë njerëzve. Lufta e Parë Botërore filloi me 28 korrik1914 dhe përfundoi më 11 nëntor 1918.
/a.s/./a.g/
/Shqiptarja.com