Festa Kombëtare e Francës, Meta dhe Ruçi urojnë homologët respektivë Macron dhe Ferrand: Mirënjohje për mbështetjen

Festa Kombëtare e Francës, Meta dhe Ruçi urojnë homologët respektivë Macron dhe Ferrand: Mirënjohje për mbështetjen

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka uruar homologu e tij francez, Emmanuel Macron për Festën Kombëtare të Francës, Ditën e Bastijës. Me një postim në facebook, mes të tjerash, Meta falënderon Francën edhe për ndihmë që ka dhënë për vendin tonë në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE.

"Më lejoni gjithashtu të shpreh mirënjohjen e thellë për mbështetjen e rëndësishme dhe inkurajimin, që Ju dhe Franca, i keni dhënë dhe po i jepni Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Europian, që mbetet qëllimi madhor, strategjik dhe kombëtar i popullit dhe vendit tim!", thotë Meta.

Po ashtu Presidenti shpreh besimin se bashkëpunimi mes dy vendeve do të do të zgjerohet edhe më tej në fushën ekonomike, tregtare dhe në rritjen e investimeve franceze në vendin tim.

"Jam i bindur se, kjo frymë bashkëpunimi do të forcohet edhe më tej, veçanërisht në përballjen me sfidat globale e rajonale, që të dy vendet do të kenë përpara në kuadër të Këshillit të Sigurimit të Organizatë së Kombeve të Bashkuara, ku Shqipëria do të jetë anëtare jo e përhershme, duke filluar nga 1 janari 2022. Besoj fort se, tradita e shkëlqyer e bashkëpunimit mes dy vendeve do të zgjerohet edhe më tej në fushën ekonomike, tregtare dhe në rritjen e investimeve franceze në vendin tim", shprehet Meta.

Në Francë, 14 korriku është festë publike, e quajtur Dita e Bastisjës. Kjo datë shënon sulmin mbi burgun e Bastijës në vitin 1789, që ishte edhe fillimi i Revolucionit Francez, që njihet në historinë botërore si revolucioni më i fuqishëm i cili solli ndryshime revolucionare në tërë globin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:28
Festa Kombëtare e Francës, Ruçi uron Ferrand: Partnere e rëndësishme e vendit tonë në rrugëtimit drejt BE  

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka uruar Presidentin e Asamblesë Kombëtare, Richard Ferrand në kuadër të Festës Kombëtare të Francës.

Në letrën drejtuar Ferrand, kreu i Kuvendit vlerëson marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Francës, duke e konsideruar këtë të fundit një mike dhe partnere të rëndësishme të vendit tonë në NATO, në rrugën drejt Bashkimit Europian, konsolidimit të demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

Ndër të tjera ka falenderuar Asamblenë Kombëtare të Francës për mbështetjen ndaj rrugëtimit europian të Shqipërisë.

Pjesë nga letra:

Me rastin e 14 korrikut, Festës së Republikës  Franceze,  ju dërgoj urimet e përzemërta  të Kuvendit të Shqipërisë dhe të miat personalisht.

Revolucioni francez është ngjarje madhore, jo vetëm në historinë e Francës, por për historinë botërore. 

Revolucioni francez i ktheu zhvillimet botërore drejt lirisë dhe të drejtave qytetare dhe e bëri Francën një vend model për të gjithë popujt dhe qytetarët që aspirojnë për liri, barazi, drejtësi shoqërore,  demokraci, silidaritet dhe paqe.

Demokracia, liritë dhe të drejtat janë legacia e rëndësishme e revolucionit francez, i cili i shpalli ato të shenjta.

Demokracia franceze është një libër i hapur për të gjithë popujt që aspirojnë dhe luftojnë për demokraci, liri dhe të drejta qytetare.

Franca është një mike dhe partnere e rëndësishme e Shqipërisë në NATO, në rrugën drejt Bashkimit Europian, konsolidimit të demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

Përfitoj nga ky rast që, në emër të Kuvendit të Shqipërisë, të falenderoj Asamblenë Kombëtare të Francës dhe ju personalisht për mbështetjen ndaj rrugëtimit europian të Shqipërisë, fillimit sa më shpejt të negociatave dhe mbajtjes së Tryezës së Parë Ndërqeveritare.

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar