Festa në nder të Shën Mërisë së
Kostandinopojës të ardhur nga Lindja

Festa në nder të Shën Mërisë së <br />Kostandinopojës të ardhur nga Lindja
Çdo vit në Ginestra - një qendër e vogël me pak më shumë se 700 banorë, e themeluar në 1478 nga Francesco Jura, kryeluftëtar i emigrantëve shqiptarë nga Shkodra që kishin braktisur vendin e tyre pas humbjes me turqit - përsëritet festa në nder të Shën Mërisë së Kostandinopojës. E marta e javës së zbritjes së Shpirtit të Shenjtë dhe e marta e dytë e muajit gusht janë dy data shumë të rëndësishme për këtë popull shumë të devotshëm ndaj Shën Mërisë së Kostandinopojës. Shqiptarët që themeluan këtë fshat ndërtuan edhe një kishë që ia dedikuan Shën Mërisë së Kostandinopojës: në krah të portretit të saj janë disa ushtarë që simbolizojnë mbërritjen e tyre dhe të shenjtores në Ginestra.

Tradita popullore thotë se Shën Mëria iu shfaq në ëndërr një fshatari të cilit i tregoi me gisht vendin ku do të gjente pamjen e saj të pikturuar. Ai njeri shkoi tek vendi në fjalë së bashku me të tjerë dhe pasi kërkuan gjetën portretin e saj mbi një lis. Kisha u ndërtua dhe besimtarët shqiptarë, një të djelë maji, gjetën mbi altar një pikturë shumë të bukur me pamjen e Shën Mërisë së Kostandinopojës të cilën ata e njihnin. Nga ajo e dielë e parë maji festohet çdo vit dita e Shën Mërisë së Kostandinopojës. Për të rikujtuar këtë ngjarje, që festohet të martën e javës së zbritjes së Shpirtit të Shenjtë, deri në vitet 80, prindërit e fëmijëve të vegjël deri në 3 vjeç, zgjidhnin tre burra e tre gra; këta kalonin fëmijën me radhë për tre herë përreth disa degëve të lidhura lisi.

Më pas i blinin dhe dhuronin lojëra. Në kishën derikuar Shën Mërisë së Kostandinopojës dhe në atë të Shën Nikollës nga viti 1468 deri në 1627 meshat celebroheshin me ritin greko-ortodoks pasi popullsia ishte mikse me italianë dhe shqiptarë e këta të fundit, në popullin e kthyer dygjuhësh, ishin më të shumtë; shpesh lindnin diskutime dhe Peshkopi i Melfit, Monsinjor Diodato Scaglia, me qëllim që të evitonte abuzimet dhe sidomos grindjet, hoqi ritin greko-ortodoks dhe e zëvendësoi me atë latin. Në fshat ruhet ende gjuha arbëresh por po humb gjurmën primitive. Institucionet, shkolla, sporteli gjuhësor bashkiak dhe shoqata vendase, përmes një aksioni të përbashkët, mund ta shpëtojnë këtë trashëgim kulturor nga zhdukja.

(Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit RILINDASI)

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga