Festa për Evropën që nuk njeh Kosovën

Festa për Evropën që nuk njeh Kosovën
Gazeta Zëri ka patur një shkrim kritik rreth festimit të Ditës së Evropës.
"Të festosh ditën e organizatës që as nuk ta njeh statusin e shtetit tënd, padyshim është një karakteristikë që e dallon Kosovën nga të gjitha vendet e tjera, që Bashkimin Evropian e kanë një nga opsionet. sNë fakt, BE-ja për Kosovën është alternativa e vetme, ndërsa nuk ka të regjistruar asnjë grup, i cili do hidhte në dyshim këtë gjë, pra mungon në tërësi grupi i skeptikëve ndaj BE-së" thuhet në editorialin e Zërit.

Kosova ende nuk ka marrëdhënie kontraktuale me BE-në ndërsa premtimet evropiane që po i bëhen tani Kosovës, janë përsëritje e asaj që i është ofruar edhe para disa vitesh. Studimi i fizibilitetit që thuhet se zyrtarisht ka nisur, në fakt i ishte premtuar edhe dy herë të tjera Kosovës, njëherë me emër ndryshe “Studimi i Kosovës”.

Në Kosovë megjithatë 9 Maji është festë shtetërore.

/rg/shqiparja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Zbulimi trupave të 6 pengjeve në Gaza, apeli i familjeve: Nesër grevë e përgjithshme

Zbulimi trupave të 6 pengjeve në Gaza, apeli i familjeve: Nesër grevë e përgjithshme