Festa për Halloween me muzikë ! Gjobiten 3 lokale si dhe 85 të rinj që qarkullonin pa maskë

 Gjatë mbrëmjes se djeshme Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu i shoqëruar nga drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, inspektoi disa zona të kryëqytetit ,për te parë nga afër zbatimin e masave Anti-covid dhe punën e Policisë.

Veliu ju ka kërkuar punonjësve të policisë masa të shtuara gjatë fundjavës me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit,duke marre parasysh festën e e Halloween-it. Ardi Veliu ka urdhëruar të ushtrohen kontrolle të shpeshta në lokale dhe në sheshe,parqe e ne cdo ambjent publik si dhe të ndëshkohen me gjobë ata të cilet abuzojnë me rregullat e vendosura si dhe me masat e sigurise.

Thirrja ka qënë për të gjitha rrethet dhe qarqet qe të marrin masat përkatëse si dhe mos lejohen organizime dhe festime pasi jane burimi i virusit.Policia e Shtetit apelon për respektim të masave anti-covid dhe u bën thirrje prindërve që të mos lejojnë fëmijët e tyre të grumbullohen në festime , si dhe pronarët e lokaleve të zbatojnë protokollin e sigurisë për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive