Real Madrid fitoi mbrëmë Uefa Champions League për herë të 15-të. Tifozët pushtuan rrugët e kryeqytetit spanjoll deri orët e para të mëngjesit.

Menjëherë sapo përfunduan 90 minutat e fitores 2-0 ndaj Borussia Dortumund në Uembli të Londrës, tifozët ‘Los Blancos’ u dyndën në sheshet dhe rrugët e Madridit.

Ndërkohë mijëra tifozë e kishin parë ndeshjen në ekranet gjigande të ‘Santiago Bernabeut’. 

Ky ishte trofeu i gjashtë i  Champions League për Realin në 10 vitet  e fundit, teksa golat e suksesit të 15-të u shënuan nga Carvajal dhe Vinicius Jr.