Prej ditësh policia e Shtetit ka shtuar kontrollet në të gjithë vendin. Sipas Drejtorit të Policisë Haki Çako kontrollet synojnë parandalimin e incidenteve dhe aksidenteve gjatë fesatve të fundvitit.

Pjesë e masave që ka ndërmarrë policia e shtetit janë edhe shtimi i kontrolleve në objekte të rëndësisë së veçantë, siç është aeroporti i Rinasit etj.

Haki Çako u shpreh se Policia po mban në vëzhgim të gjithë persona me precedent penal.

Kontrollet e Policisë janë shtuar në të gjitha akset rrugore, ku deri më tani janë vendosur qindra gjoba për shkelje të Kodit Rrugor.

Pjesë e këtyre kontrolleve është edhe arrestimi i personave që janë në kërkim.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com