Avokati Plarend Ndreca është shprehur se kryebashkiaku Erion Veliaj ‘s’ka gisht’ në protestat e zhvilluara në Tiranë dhe për këtë sipas tij, ai i ka bërë një ftesë publike kryeministrit Edi Rama që të nxjerrë provat.
Për mediat, pas shtyrjes së seancës në Gjykatën e Posaçme, Ndreca ka zbuluar edhe një diskutim që sipas tij, ai ka bërë me kryeministrin Edi Rama të cilit pretendon se i ka thënë ‘nëse përplasen interesat e mia si një prej drejtuesve politikë të Qarkut Tiranë të PS, apo interesat politike të kryeministrit me interesat ligjore të Veliajt, unë zgjedh të mbrojë interesat ligjore të Veliajt, si personi që ka nevojë sot për mbrojtje ligjore’.
“Jo nuk kam marrë pjesë në protesta, sepse unë jam pjesë e PS. Sigurisht që ka mënyra të ndryshme për të vlerësuar dhe reflektuar mbi protestat. Ajo që duhet thënë në këtë rast me siguri është që Veliaj s’ka asnjë lloj mundësie objektive që të bëjë nga këto akuza. Megjithatë ju jeni të qartë që Veliaj i ka bërë ftesë publike Ramës që ‘nxirrni provat, ndryshe…’. Jemi deri në fund me këto pretendimet jozyrtare. Unë them që kur këto pretendime të bëhen zyrtare, atëherë flasim. Ashtu siç i kam thënë edhe kryeministrit qartësisht dhe po j’ua citoj atë që kam thënë, ‘nëse përplasen interesat e mia si një prej drejtuesve politikë të Qarkut Tiranë të PS, apo interesat politike të kryeministrit me interesat ligjore të Veliajt, unë zgjedh të mbrojë interesat ligjore të Veliajt, si personi që ka nevojë sot për mbrojtje ligjore’. Unë do rreshtohem në mbrojtjen ligjore të Veliajt, pavarësisht se kjo mund të më kushtojë politikisht, por unë jam i vendosur për të ecur në këtë drejtim, sepse unë mendoj që është më e rëndësishme që të mbrohen liritë dhe të drejtat themelore të njeriut. Ka pasur komunikim të vazhdueshëm mes meje dhe kryeministrit. Në momentin e duhur do bëjë publike edhe detajet, por ky nuk është momenti. Çdo veprim që ka ndikuar në veprimtarinë politike të Veliajt, në veprimtarinë institucionale të Veliajt, në të drejtat dhe liritë themelore të Veliajt, me qëllim të fshehtë apo të hapur, sigurisht që do të përdoret në mbrojtje të interesave të Veliajt. Ne e kemi depozituar, avokatët britanikë e kanë depozituar ankimimin në Gjykatën e Strasburgut”, tha mes të tjerash Ndreca.
Lajmi kryesor:
Transferimi në Fier/ Veliaj letër GJKKO-së: Rrëmbim me urdhër të Ramës, duhet hetuar! Gogu më kërcënoi se do më shtohen akuzat! Gjykata: Ndiq rrugën ligjore, jo në kompetencën tonë! Shtyhet gjyqi








