Festat, CEZ: Paralajmëruam situatë
të vështirë, METE nuk ndërhyri

Festat, CEZ: Paralajmëruam situatë <br />të vështirë, METE nuk ndërhyri
TIRANE - Kompania çeke e energjisë CEZ-Shpërndarje, e cila prej gati 3 vjetësh operon në Shqipëri nëpërmjet një deklarate për mediat ka reaguar lidhur me kërkesën e përfaqësuesit të Ministrisë Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës (të bërë publike dje) për të mos ndërprerë energjinë elektrike gjatë festave të fundvitit.

CEZ thekson se po bën përpjekje për t’iu përmbajtur këtij angazhimi, por se bllokimi i llogarive bankare të kompanisë nga institucionet shtetërore përfshi ERE-n, KESH-in dhe OST-në, sipas saj, e ka bërë të pamundur mirëmbatjen e rrjetit dhe riparimin e defekteve.

Mbi këto vlerësime, CEZ paralajmëron situatë të vështirë.

“CEZ Shpërndarje prej disa muajsh e ka informuar Entin Rregullator të Energjisë dhe autoritetet përkatëse, përfshi METE-n, mbi situatën e vështirë me të cilën kompania do të përballej nëse nuk merreshin masat përkatëse për të ndryshuar aktet rregullatore me efekte shkatërruese për financat e shoqërisë dhe rrjedhimisht ne cilësinë e shërbimit te ofruar”, -thuhet në deklaratën për shtyp të kompanisë CEZ.

CEZ sqaron gjithashtu se situate e vështirë ekonomike e kompanisë mund të ndikonte në paaftësi për të përballuar furnizimin me energji përgjatë javëve në vazhdim.

“Në letrën tonë dërguar ERE-s javën e shkuar, shoqëria njoftoi se “si rrjedhojë e situatës së vështirë ekonomike, shoqëria ka informuar se mund të mos jetë financiarisht në gjendje të parandalojë përkeqësimin e nivelit të shërbimeve që ofron, përfshi furnizimin me energji, përgjatë javëve në vazhdim”, -bëhet e ditur në njoftimin për shtyp të CEZ.

Në përfundim të deklaratës CEZ Shpërndarje thekson se “ka mobilizuar të gjithë teknikët e vet, në mënyrë që çdo defekt i mundshëm të riparohet sa më shpejt të jetë e mundur.”

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse

NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse