Në ditën e parë të vitit, më 1 Janar 2018, atëherë kur komunikimi për të uruar njëri- tjetrin është më i rëndësishëm se kurrë, dyqanet e Vodafone Albania do të vazhdojnë të jenë të hapura në shërbim të klientëve të saj të përhershëm, por dhe të atyre që dëshirojnë t’i bashkohen rrjetit të Vodafone Albania.
/Shqiptarja.com
Të fokusuar çdo herë e më shumë tek klienti dhe tek ofrimi i shërbimit më të mirë ndaj tij, Vodafone Albania siguron që kushdo të jetë i lidhur në rrjetin Vodafone dhe të përfitojë shërbimet e saj në çdo kohë, edhe në ditë festash.
Në 1 Janar, çdo dyqan i Vodafone Albania, jo vetëm në Tiranë, por dhe në çdo qytet të Shqipërisë do të jetë i hapur nga ora 12:00 – 18:00 për t’u ofruar shërbimin e kërkuar të gjithë klientëve potencial.
Viti nis edhe më i mbarë me Vodafone Albania. Ready?
dy.b/shqiptarja.com








