Ky është një ritual i përvitshëm që shijohet së bashku me klientët e Megatek. Pas ndriçimit të pemës, dhjetëra fëmijë nën një atmosferë festive kanë marrë dhuratat e mrekullueshme nga babagjyshi.
Dhuratat ndahen në asistencën e personazheve më të dashur të fëmijë. Presidenti i Megatek, zoti Teqja, në fjalimin e mbajtur para të pranishmëve dhe klientëve të Megatek ka deklaruar ofertat e këtij supermarketi.
‘Këtë viti Megatek ka dyfishuar sipërfaqen e supermarketit duke e rritur me 27 mijë m2 dhe me 55 mijë artikuj stok. Në 2018 brenda muajit mars Megatek do i shtohen edhe 3 mijë artikuj të tjerë duke u dhënë mundësi të gjeni gjithçka që u nevojitet për familjen apo biznesin tuaj. Sot fillojmë muajin festiv të uljeve në Megatek, në sloganin ‘Një muaj festë, një muaj oferta’. Gjatë gjithë muajit dhjetor mbi 6 mijë artikujt më të kërkuar të vitit do të dalin me ofertë, të cilat do të jenë të ndryshme nga java në javë”
Gjithashtu zoti Dionis Teqja shton “Për të gjithë ju fëmijë, mbi 15 mijë dhurata do të dhurohen cdo të shtunë dhe të diel nga babagjyshi”. Për të përjetuar surpriza si këto, që këta vogëlushë kanë zbuluar në pakot e dhuruara, fëmijët e tjerë mund ta vizitojnë çdo të shtunë e të diel Megatek-un për të marrë dhuratën e tyre.
dy.b/shqiptarja.com

VIDEO









