Prej më shumë se një muaj në Teatrin e Operës dhe Baletit në Tiranë kanë nisur përgatitjet për dhuratën speciale të fundvitit. Është premiera “Arrëthyesi” që fton në teatër publikun me vallëzime interesante, muzikë gazmore e argëtuese .
Kjo pjesë baleti do të ngjitet në skenë më 28 dhe 29 dhjetor me një konceptim ndryshe nga herët e tjera prej koreografëve Enada Hoxha dhe Gert Vaso.
Në premierën “Arrëthyesi” do të interpretojnë rolet kryesore Ervis Nallbani e Ledia Sulaj bashkë me trupën e baletit. Kostumet janë një risi me vete, ku luhet me ngjyrat e Krishtlindjeve pa qenë të kuqe me tepri.
Dirigjenti i orkestrës është Ricardo Casero. Ai pohon se trupa e baletit shqiptar është një nga më të mirat për të realizuar me perfeksion këtë balet magjik.
Baleti është ngjitur në skenë edhe nga koreografi i mirënjohur Ilir Kerni, ku Enada Hoxha e Gert Vaso kanë qenë protagonistë, duke e bërë së bashku “Arrëthyesin” premierën më të suksesshme të repertorit. Megjithatë koreografët e rinj kanë sjellë edhe koncepte të reja. Koreografja dhe primabalerina Enada Hoxha pohon se rikonceptimet janë një domosdoshmëri.
Që në momentin e krijimit si balet “Arrëthyesi” ka fituar një popullaritet në ngjitjet skenike dhe është në repertorët e teatrove të mëdhenj kudo në botë. Historia rrjedh nga tregimi “Arrëthyesi dhe Mbreti i minjve”, i Hoffmann dhe u luajt për herë të parë nën drejtimin e vetë kompozitorit, më 19 mars 1892 në Shën Petersburg.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO