Festat e fundvitit, ndizen dritat te Kalaja e Tiranës! Veliaj për Berishën: E shëmtuar dhuna dje në protestë

Mbrëmjen e sotme kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj së bashku me fëmijët dhe banorët e zonës, ndezi dritat e Pemës së Krishtlindjes te Kalaja e Tiranës, një nga hapësirat më të bukura dhe të frekuentuara në Tiranë. 

Kryebashkiaku Veliaj teksa uroi të pranishmit gëzuar festat, foli për dhunën e ushtruar ditën e djeshme gjatë protestës, kur tha se ishte gjest i shëmtuar. 

“Para se të them një gjë për fëmijët, dua të them një gjë për të rriturit, për prindërit që janë këtu edhe për të gjithë gjyshërit, e gjyshet, e mamatë dhe baballarët, edhe për babagjyshin që ka ardhur këtu. Ne kemi pasur një vit fantastik në Tiranë. Tirana nesër lë stafetën si Kryeqyteti Europian i Rinisë. Ndërkohë sot në Bruksel morëm stafetën që vitin tjetër të jemi “Qyteti Europian i Sportit”, po ndodhin shumë gjëra të bukura, apo ajo? Në fakt e vërteta është që jo të gjithë gjërat janë të bukura. Kur ti shikon a ke dhune si ato që pamë dje, ajo nuk ishte një gjë e bukur. Nuk ka rëndësi ndaj kujt, nuk ka rëndësi mosha, nuk ka rëndësi nëse jemi dakord politikisht, apo kundër politikisht, të godasësh qoftë gruan në shtëpi, qoftë një të moshuar në rrugë, qoftë një fëmijë në klasë, janë sjellje jo civilizuese”, u shpreh Veliaj. 

E në fund ai dha edhe një mesazh për të vegjlit e qytetit: “Unë e di që kjo është koha e festave,që ne hamë ëmbëlsira, që ne lozim, por është shumë e rëndësishme që brezi juaj, pra çunat dhe gocat që jeni ju, të bëhet një çik më mirë sesa brezi ynë. Do të thotë që ta doni më shumë njeri – tjetrin, ta respektoni më shumë njeri – tjetrin. Kur dikush ka nevojë për ndihmë si ajo goca e vogël që s’dinte të kërcente, dikush duhet t’i thotë hajde ta mësojmë bashkë. Kur dikush ka një nevojë, dikush që ka më shumë sesa ç’i nevojitet, mund të ndihmojë dikë. Qoftë me një lodër, qoftë me një libër, qoftë me ca rroba, se unë besoj që në qoftë se brezi juaj bëhet një çik më i mirë sesa brezi ynë, atëherë e gjithë Tirana dhe gjithë Shqipëria do jetë më  e mirë sesa kjo që kemi sot”.

 

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë