“Ne jemi në përgatitjet e fundit të hapjes për herë të tretë të tregut të shpendëve për festat e fundvitit në Baldushk. Kemi një eksperiencë fantastike nga vjet, ku arritën që brënda këtij tregu të tregtoheshin dhe të shiteshin 28 mijë gjela deti, specifikisht nga zona e Baldushkut që e ka traditë. Këtë vit kemi afro 200 tregtarë të cilët po bëhen gati për gjithë tendat e tyre në treg. Ne ditën e premte në orën 8:30 së bashku me kryetarin e bashkisë do shkojmë dhe do të jemi pjesë e hapjes së tregut”, tregon Drejtori i Përgjithshëm i Koordinimit të Njësive Bashkiake, Erind Bejko.
Erind Bejko shpjegon rezultatin që sjell hapja e tregut të shpendëve në Baldushk.
“Pastrojmë trotuaret e Tiranës nga vendosja vend e pa vend e shpendëve të cilët edhe nga pikpamja estetike por dhe nga pikpamja e higjenës nuk janë elemente pozitive për qytetin. Kështu që tregu i cili hapet të premten i jep mundësinë qytetarve të Tiranës të cilëve gjej rastin dhe shfrytëzoj mikrofonin e televizionit tuaj që tu bëj thirrje të shkojnë dhe ti blejnë atje gjelat e detit”, shpjegon Erind Bejko.
Por cilat janë kriteret në përzgjedhjen e tregtarëve?
“Po bëheshin edhe kontrollet e fundit nga veterinerët që ky mall të jetë i kontrolluar dhe njerëzit të cilët kanë produktin të kontrolluar janë të mirpritur që të bëhen pjesë e tregut. Gjithmonë në një marrdhënie me një institucion shtetërorë, në momentin që nuk plotëson një kriter i cili kryesisht në këtë rast lidhet me cilësinë e produktit në raport që meret nga veterineri. Vetëm këto mund të jenë rastet ndaluese që institucioni i bashkisë së Tiranës është i detyruar ta ndalojë tregtimin e një produkti të caktuar”.
Redaksia Online
A.Gj/ Shqiptarja.com

VIDEO








