Kur afrohen festat e fundvitit shumë njerëz përjetojnë një përzierje në jetën e tyre sociale që përkthehet në eksitim dhe ankth.

Por për ata njerëz që i përjetojnë keq ditët festive kjo është periudha më traumatike e vitit.

Është vlerësuar se çrregullimi i ankthit social ndikon deri në 10% të popullsisë së Britanisë së Madhe.
 ankthi i festave
Udhëzuesi i parë klinik në këtë temë është botuar nga Instituti Kombëtar për Shëndetësi dhe Përsosmëri të Kujdesit (NICE) që përcakton çrregullimin si “frika e vazhdueshme apo ankthi i rreth një ose më shumë situatave sociale apo i performancës që është në proporcion me kërcënimin aktual që vjen nga situatat”.

Periudha festive ofron një kombinim të veçantë të situatave të tilla. Ndërsa në një shkallë të caktuar të shqetësojnë financat, gabimet potenciale dhe ngathtësitë e kaluara në kohë me familjen. Këto janë  tërësisht racionale për njerëzit që përjetojnë ankthin shoqëror. Ata mund të pushtohen nga çështje të tilla deri sa të provojnë efekte të mëdha negative.
 
Pse është e vështirë për disa njerëz festa e krishtlindjeve?
 
Rritja e presionit që duhet të kalojmë kohë me të tjerët.

Një pritje për kohën më të lumtur të vitit çon presionin për të bërë maksimumin e një feste në mënyrë që të kalohet një kohë e mirë.

Ndjenja e humbjes

Ndodh në ditë festash të ndihesh se nuk keni shoqërinë që ke pasur gjithmonë dëshirë. Periudha festive kujton të gjithë personave që kemi afër dhe në qoftë se nuk i kemi do të thotë një përjetim shumë i keq. Fakti që mund të gjendeni të papunë mund t`iu vrasë më shumë në këto ditë festash.

Krishtlindjet paraqesin çështje të veçanta. Më të dukshmet janë angazhimet e panumërta sociale dhe natyra e tyre shpesh alkool-ushqyese.
 
Një frikë që u ndodh njerëzve që i përjetojnë keq festat janë dhe dhuratat për miqtë. Buxheti i kaluar dhe ankthi i një dhurate të duhur janë ato që i bëjnë këta njerëz më ankthioz se në ditët e tjera jo festive.
Edhe njerëzit që janë më të sigurt dhe mund t`i gëzojnë festat mund të kenë çrregullime.

Ankthi Social ka bërë kohët e fundit bujë kur aktorja Jennifer Lawrence foli sinqerisht për betejën e saj me festat.

Dy këshilla për të përballuar festat me gëzim pa ankthin social:
Së pari , mos harroni se edhe pse ankthi social është shpesh i izoluar, ju absolutisht nuk jeni vetëm.
Së dyti duhet të jeni proaktiv. Këtë mund ta bëni thjesht edhe duke kërkuar në atë që ankthi social mund të jetë një hap i madh drejt duke marrë kontrollin e shqetësimeve tuaja dhe frikës.
Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)