TIRANE - Ndryshe nga vitet e tjera këtë fundvitit duket se tregtarët nuk kanë abuzuar me cmimet e ushqimeve, perimeve e frutave. Në ditën e fundit të këtij viti, Ministria e Bujqësisë ndodhet nëpër tregje për të inspektuar elementët kryesorë të cilësisë dhe sigurisë të artikujve bujqësorë që tregëtohen në këto tregje dhe për të monitoruar çmimet.
 
Ministri Panariti është shprehur se përqasja e re për të investuar në pikat e grumbullimit dhe në tregjet e shumicës, po jep rezultate teksa inspektoi tregun e shumices ne Kashar
 
“Vëmë re që nuk kemi rritje të cmimeve gjë që është një reagim pozitiv edhe insistimit tonë të vazhdueshëm për të mbajtur cmime të parritura, cmime promocionale dhe ajo që ja vlen të diskutohet dhe të shprehet këtu është që oferta është e bollshme, është një ofertë që dominohet nga prodhimi vendas. Përqasja jonë e re për të investuar në pikat e mëdha të grumbullimit në tregjet e shumicës, në sera po jep rezultate.” u shpreh Panariti

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)