Asnjë i burgosur nuk do të mund të kaloj festat e fundvitit pranë familjes me leje shpërblyese.
 
Vendimi për të pezulluar lejet prej 20 Dhjetor 2016 deri në 5 Janar 2017 është marrë nga drejtoria e burgjeve e cila e kontaktuar nga ReportTv sqaroi se kjo procedurë ndiqet cdo vit më së shumti për arsye sigurie.
 
Ndërkohë stafi i burgjeve këtë periudhë po përgatit dhe listat e personave që do të lënë qelinë pasi përfitojnë nga amnistia e miratuar një ditë më parë në parlament.


dy.b/shqiptarja.com