Festat e fundvitit, Rama: 6 mijë
lekë shpërblim nevojtarëve

Festat e fundvitit, Rama: 6 mijë<br />lekë shpërblim nevojtarëve
TIRANE-‘Gjelin e detit” për festat e fundvitit disa kategori në nevojë do e përfitojnë nga qeveria.

60 mijë lekë të vjetra për çdo pensionist. Është kjo dhurata e qeverisë për 643 mijë pensionistët në Republikën Shqipërisë, këtë fund viti.

Në një konferencë për shtyp, kryeministri Edi Rama tha detaje të paketës së solidaritetit, që parashikon gjithashtu edhe 20 mijë lekë të vjetra shpërblim për familjet me ndihmë ekonomike dhe Personat me Aftesi te Kufizuar.

 “60 mijë lekë të vjetra çdo pensionisti për fundvit, që është shifra më e lartë e dhënë për ta dhe gati e barabartë me shifrën e rritjes së pensionit vitin e ardhshëm.
 Kjo nuk është pak, por as edhe aq shumë sa të jemi të kënaqur.
 Për familjet me ndihmë ekonomike dhe PAK do të jepet për cdo familje nga 20 mijë lekë të vjetr
a.
Në 20 vite nuk është dhënë asgjë për familjet me ndihmë ekonomike dhe ata me aftësi të kufizuara” deklaroi Rama.
 
Gjithashtu, këtë fundvit 2498 familje të përmbytura do të dëmshpërblehen totalisht. Sipas Ramës, do të dëmshpërblehen plotësisht familjet e përmbytura dhe fermerët që kanë humbur bagëtinë e tyre.
 
Për 2498 familje të përmbytura në vite në 8 qarqe dhe 18 bashki do të bëhet dhënia e dëshmpërblimit të plotë, përkatësisht për 594 familje në Tiranë, 513 në Fier, 508 në Elbasan.
498 familje në Durrës ku përfshihen dhe familjet e përmbytura së fundmi në zonën e Krujës, 92 familje në Berat, 120 familje në Lezhë, 175 në Vlorë dhe 7 familje në Korçë.

Shuma do të jetë nga 6.8 milionë lekë të vjetra për familje e deri në 110 milionë lekë, sipas përllogaritjes së dëmeve.
Për fermerët do të vëmë në dispozicion një fond prej 3 milionë dollarësh dhe do të kompensojmë çdo lopë të humbur nga dermatoza” u shpreh Rama.

Fjala e plote e Rames per shperblimet e fundvitit

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Gol dhe asist i Sakas, Arsenal e nis me shkëlqim Premier League! Slot dhe Liverpool fitojnë në debutim (VIDEO)

Gol dhe asist i Sakas, Arsenal e nis me shkëlqim Premier League! Slot dhe Liverpool fitojnë në debutim (VIDEO)