Festat e fundvitit/ Numër i lartë i hyrjeve në pikat kufitare të vendit, në Muriqan punohet me 3 sportele! Shqiptarët nga Kosova kthejnë në traditë festimet në Shqipëri

Festat e fundvitit/ Numër i lartë i hyrjeve në pikat kufitare të vendit, në Muriqan punohet me 3 sportele! Shqiptarët nga Kosova kthejnë në traditë festimet në Shqipëri

Pika kuftiare në Kapshticë

Festat e fundvitit kanë sjellë një rritje të numrit të shqiptarëve që kanë hyrë në vend gjatë fundjavës. Një numër i lartë i shqiptarëve nga Kosova vërehet në pikat kufitare të vendit të cilët tashmë prej vitesh e kanë kthyer në traditë festimin e festave të fundvitit në Shqipëri.

Në pikën kufitare të Muriqanit, numri i hyrjeve për këtë fundjavë ka qenë tepër i lartë, teksa në vend, kanë hyrë 28.152 persona dhe kanë dalë 9355 të tjerë. 

Ndërkohë për ditën e djeshme në festën e Krishtlindjes, në Kapshticë kanë hyrë 5055 persona dhe kanë dalë 1463 të tjerë. Ndërsa në pikën kufitare të Qafë Thanës hyrjet kanë qenë më të ulëta në krahasim me personat që kanë dalë. Konkretisht në Qafë Thanë kanë hyrë në total 1989 perona dhe kanë dalë 2791 të tjerë.

Pritet që në ditët në vijim numri i qytetarëve të vijë akoma në rritje. Ndërsa aktualisht në pikën kufitare të Murriqanit, po punohet me 3 sportele në hyrje dhe 1 sportel në dalje për të shmangur rradhët e gjata të makinave që duan të hyjnë në vend.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:11
Mbi 13 mijë qytetarë kanë hyrë në vend nga porti i Durrësit gjatë 3 ditëve të fundit! Brenda 24 orëve ankorohen 5 tragete

1671987675_durres.jpg

13, 636 qytetarë në total  kanë kaluar në Portin e Durrësit përgjatë 3 ditëve të fundit. Sipas të dhënave zyrtare, bëhet e ditur se tragetet po operojnë me lundrime dyfishe, vajtje-ardhje brenda ditës, me qëllim përballimin e fluksit që aktualisht është i përqëndruar në hyrjen e qytetarëve për në vendin tonë. Policia kufitare po operon me kapacitet të plotë, duke vënë ne funksion 26 sportele, 16 për qytetarët dhe 10 per mjetet e kamionët. Që prej datës 22 dhjetor në portin e Durrësit ankorohen 5 tragete në 24 orë, ndërsa edhe dita e sotme paraqitet e ngarkuar. Krahas udhëtarëve nga data 22-25 dhjetor janë futur në vend 3,950 mjete.

Ora 11:47
Numër i lartë hyrjesh në pikën kufitare të Murriqanit, pjesa dërrmuese shqiptarë nga Kosova! Punohet me disa sportele për të shmangur rradhët e gjata

Numri i emigrantëve që kthehen për të festuar natën e ndërrimit të viteve në vendlindje është rritur gjatë 2 diteve të fundit. Pjesa dermuese janë nga Kosova dhe thonë se tashme e kanë kthyer në tradite që festat të jenë me familjarët e tyre. Në pikën kufitare të Muriqanit po punohet me 3 sportele në hyrje dhe 1 në dalje për të eleminuar rradhët e krijuara. Ndërsa sipas raportimeve bëhet me dije se gjatë fundjavës  përmes kësaj pike doganore kanë hyrë 28.152 shtetas  si dhe kane dalë 9355 shtetas.  Ky fluks pritet të rritet akoma më shumë gjatë datës 29-30 dhjetor.

B.V/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?