Festat e Nëntorit, Corriere: Ora e
Tiranës, mes artit e jetës së natës

Festat e Nëntorit, Corriere: Ora e<br />Tiranës, mes artit e jetës së natës
“Është ora e Tiranës, mes artit dhe jetës së natës” është ky titulli me të cilën prestigjiozja italiane Corriere Della Sera hap shkrimin e saj kushtuar kryeqytetit shqiptar në këtë ditë festash.

“Një guidë e vogël në Tiranë. Nga 9 muzetë në lokalet e natës, në hotelet dhe restorantet mikpritëse, këto nuk duhen humbur në kryeqytetin shqiptar", shkruan e përditshmja. "Shqipëria feston 104 vjetorin e Pavarësisë nga Perandoria Osmane. Në mënyrë të brishtë, ka filluar të kthehet në destinacionin turistik më të preferuar të momentit.”
 
Ndër vendet që prestigjiozja sugjeron për të vizituar në Tiranë janë Xhamia e ET’hem Beut, Muzeu Historik Kombëtar,Galeria e Arteve dhe tashmë prej 2 vitesh do keni mundësinë të vizitoni edhe bunkerin më të madh antiatomik të shndërruar në muze, Bunk Art bunker që ka shërbyer për mbrojtjen e nomenklaturës komuniste por sot e shndërruar në një galeri arti.
 
[gallery]19926[/gallery]

“E reja më e fundit? Në një Tiranë që ndryshon e reja më e fundit është inagurimi në 19 nëntor i Bunk’Art 2 i gjendur në rrugën Abdi Toptani pranë Ministrisë së Brendshme dhe që i kushtohet viktimave të regjimit komunist.”
  
“Kryeqyteti i ngjyrosur i Shqipërisë është një pjesë për të mos u humbur për këdo që ka dëshirë të zbulojë një vend të afërt por ende të panjohur. Tirana është një nga kryeqytetet më të gjallë në Europë, të rinj, dhe me plot gjëra për të parë si: bunkerët të transformuar në muze, galeri artesh bashkëkohor, lokale moderne, restorante cilësorë, me çmime të arsyeshme. Nëse keni dëshirë për të zbuluar një qytet ndryshe nga destinacionet e zakonshme, për më pak se një orë fluturimi nga Italia, Tirana është vendi i duhur për ju.”

Koha për të shkuar në Tiranë:
“Tirana është duke shpërthyer, çdo muaj ndodh diçka e re. Është një qytet tërheqës, me moshë mesatare të re dhe plot surpriza që këto vitet e fundit ka pësuar një ndryshim prej 360 °. Rilindja nis në vitet 2000, kur në atë kohë Kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe Edi Rama aktualisht kryeministër i Shqipërisë dhe artist njëkohësisht vendosi të ndryshojë vendin, duke shtuar hapësira të gjelbërta dhe duke i dhënë jetë dhe ngjyra ndërtesave të vjetra të epokës komuniste.

Në Tiranë, ka frymë ndryshimi dhe sidomos aty ka njerëz që më të vërtetë vihen në lojë, përfundon shkrimin Corriere."

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Iu gjet 16 kg kokainë në makinë, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali

Iu gjet 16 kg kokainë në makinë, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali