Në sheshin e Bajram Currit gjen ëmbëlsira, vere, gështenja dhe produkte artizanale. Mes tregtarëve është Dorela Milo me origjine nga Erseka, e martuar me tropojan. Prej tre vitesh jeton në Valbonë me familjen, pasi ka lënë Tiranën për një jetë më të qetë.
'Ishte pak jetesë e rrëmujshme Tirana dhe prandaj erdhëm këtu', tha ajo.
Gjatë verës, Dorela shet ëmbëlsira për turistët në Valbonë. Këtë fundvit, për herë të parë, ajo i ka sjellë produktet e saj në qendër të Tropojes.
'Ishte pasion që më erdhi në momentin që shkela në Valbonë dhe thash kjo është gjëja që dua të bëjë dhe zhvillova njohuritë e mia në lidhje me ëmbëlsirat', tha ajo.
“Krishtlindje në Bjeshkë” është një iniciativë e Florian Madanit, 25 vjeç, emigrant në Gjermani. Ai thotë se është angazhuar për t’i dhënë vendlindjes një hapësirë festive gjatë dhjetorit.
Mungesa e të rinjve mbetet problemi kryesor i Tropojës, pasi shumica kanë emigruar jashtë vendit.
Me përfundimin e festave, shumica do të largohen sërish në vendet e tyre të punës. Shtëpizat e Drurit do të mbyllen dhe qyteti do të mbetet i vakët, me pak banorë, kryesisht të moshuar.
Komente











