Festat, fluks i madh
udhëtarësh në pikat kufitare

Festat, fluks i madh<br />udhëtarësh në pikat kufitare
Festat e fundvitit kanë rikthyer radhët në pikat kufitare, ku është vënë re një fluks tepër i lartë udhëtarësh. Vetëm sot pritet të mbërrijnë në portin e Durrësit 8 tragete me 6500 udhëtarë, si dhe 2 mije automjete. Në portin e Durrësit janë në shërbim 35 sportele.

Në pikën kufitare të Kapshticës deri tani kanë hyrë rreth 7827 persona me 3562 automjete. Pala shqiptare po punon me 9 sportele kurse ajo greke me 3.

Fluks i lartë edhe në portin e Vlorës, ku vetëm mëngjesin e sotëm kanë mbërritur 1740 pasagjere me dy tragete të linjës Brindizi-Vlore.

Situata paraqitet problematike në portin e Brindizit, ku ka qindra automjete që presin të nisën drejt Shqipërisë, një pjesë e mirë e të cilave kanë kaluar edhe natën në këtë port, pa mundur të nisin udhëtimin.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Miratohet propozimi/ Jo vetëm në listën e fiksuar, respektim i kuotës gjinore edhe në garën e hapur! Rirenditja e listës pas votës, 1 në 3 fitues të jetë grua

Miratohet propozimi/ Jo vetëm në listën e fiksuar, respektim i kuotës gjinore edhe në garën e hapur! Rirenditja e listës pas votës, 1 në 3 fitues të jetë grua