Festat, fluks në Kakavijë
Kapshticë, Durrës, Vlorë

Festat, fluks në Kakavijë<br />Kapshticë, Durrës, Vlorë
TIRANE- Emigrantët shqiptarë kthehen në Shqipëri për të festuar festat e fundvitit, por në ritualin e përvitshëm, vazhdojnë të përballen me probleme në pikat kufitare, të cilave u shtohen dhe temperaturat e ulëta dhe reshjet e borës që po shoqërojnë këto ditë vendin.  Raportohen për mbi 20 mijë emigrantë shqiptarë të ardhur vetëm gjatë ditës së sotme.

KAKAVIJE
Gjatë natës në Kakavijë dhjetra autobusë, të mbushur me emigrantë, janë detyruar të presin me orë të tëra në kufi, pasi pala greke kishte momente kur punonte vetëm me një sportel. Problemi raportohet dhe nga drejtoria e policisë së Gjirokastrës. "Gjatë orëve të para të mëngjezit pala greke ka punuar me sportele të reduktura çka ka bërë që në tokën greke gjatë orëve të para të mëngjezit të krijoheshin radhë të gjata deri në dy kilometra si dhe rreth 35 autobuzë në pritje." - raporton policia.
Situata është zgjidhur sot paradite pas ndërhyrjes së palës shqiptare.

"Drejtori Rajonal i Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër Drejtues Thimi Remoçka si dhe Komandanti i Stacionit të Policisë Kufitare Kakavije Klemend Lena , kanë marrë mënjeherë takim me palën greke dhe rreth orës 09.00 , edhe pala greke ka shtuar sportele në maksimum dhe lëvizja ka vijuar në mënyrë të njëtrajshme nga të dyja palët."- bën të ditur policia.

Gjatë orëve të mbrëmjes së datës 23.12.2011, dhe orëve të para të mëngjezit të datës 24.12.2011, nëpërmjet pikës së kalimit Kakavije kanë hyrë :Rreth 9500 shtetas dhe 2600 automjete. Gjithashtu ka pasur edhe flus në dalje ku kanë dalë rreth 5400 shtetas dhe 1700 automjete. Pala greke po punon me 3 sportele në hyrje dhe 3 në dalje, ndërsa pala shqiptare ka shtuar numrin e personelit, duke vendosur 7 sportele në hyrje.

KAPSHTICE
Në Kapshticë, pala greke urdhëroi mbrëmë zhbllokimin e pikës kufitare, pas masave që kishte marra për lirimin e rrugës në Kozanë, e cila ishte e bllokuar nga bora. Në mëngjes vihej re shtim i fluksit të ardhjes së emigrantëve, por nuk raportohej për radhë të gjata. Fluksi është rritur në mesditë, kur raportohet për radhë të gjata me 3 korsi të makinave në pritje për të hyrë në tokën shqiptare. Pala greke po punon me 4 sportele, ndërsa ajo shqiptare ka vënë në dispozicion 8 sportele. Brenda 24 orësh kanë hyrë rreth 10 000  emigrantë me më shumë se 1400 mjete. Fluksi pritet të rritet mesditën e sotme.

DURRES, VLORE

Fluks emigrantësh nga Italia raportohen dhe në portin e Durrësit. Gjatë ditës pritet të ankorojnë në port 8 tragete me 8 mijë pasagjerë. Autoritetet portuale kanë marrë masa për shtimin e personelit duke krijuar lehtësira për procedurat e dokumenteve të emigrantëve. Autoritetet portuale kanë vënë në dispozicion të emigrantëve dhe automjeteve të tyre 32 sportele. Drejtuesit e policisë kufitare konstatojnë për një ulje të fluksit të udhëtarëve në krahasim me vitin tjetër, ndërsa është vënë re një rritje të numrit të makinave. Edhe në portin e Vlorës vihet re për një shtim të fluksit të emigrantëve, ndërsa raportohet për vonesa në nisjen e trageteve nga portet italiane.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

‘TIMS’/ Kuvendi miraton me 76 vota pro raportin e PS! Salianji: Gjetjet tona i çojmë në SPAK, kush i bën emërimet e paligjshme?

‘TIMS’/ Kuvendi miraton me 76 vota pro raportin e PS! Salianji: Gjetjet tona i çojmë në SPAK, kush i bën emërimet e paligjshme?