Festat, METE: CEZ të furnizojë
me energji qytetarët, e ka detyrë

Festat, METE: CEZ të furnizojë <br />me energji qytetarët, e ka detyrë
TIRANE - Qeveria i kërkon kompanisë çeke të energjisë CEZ-Shpërndarje e cila operon në Shqipëri, të mos abuzojë me energjinë elektrike dhe të mos bëjë ndërprerje të saj me rastin e festave të fundivitit.

Në një prononcim për mediat Eno Bozdo, zëvendministër i METE, i ka kërkuar kompanisë CEZ-Shpërndarje të bëjë furnizimin me energji elektrike pasi është detyrë e saj.

Ndërkaq, duke i kujtuar kompanisë “CEZ Shpërndarje” se furnizimi me energji elektrike i konsumatorëve është detyrë vetëm e saja, me prioritet absolut, i kërkojmë gjithashtu:

Të reagojë me urgjencë për të riparuar çdo defekt apo problem tjetër me furnizimin me energji;

Të marrë masa për plotësimin e bazës materiale të saj, sepse METE nuk do të pranojë në asnjë mënyrë që mungesa e tranformatorëve, kabllove rezervë, pjesëve të këmbimit të kabinave elektrike apo pajisjeve të tjera të domosdoshme, të ndikojë ne furnizimin normal me energji elektrike;

Ne i bëjmë thirrje çdo punonjësi, çdo tekniku, çdo specialisti që është pjesë e sistemit të shpërndarjes dhe furnizimit me energji të konsumatorëve, të zbatojë me përgjegjësi personale ligjin dhe vetëm ligjin, të përmbushë detyrat sipas funksionit që mban, për të siguruar furnizimin normal me energji elektrike të të gjithë vendit", theksoi Bozdo.

Ndërkaq Bozdo sqaroi gjithashtu se nga ana e saj ministria ka marrë të gjitha masat për të siguruar mbarëvajtjen me energji elektrike në prag festash.

“Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës komunikon se në këtë javë të fundit të vitit, si dhe në muajt në vazhdim të vitit që vjen, është plotësisht e siguruar e gjithë kërkesa për energji elektrike e konsumatorëve familjarë dhe jofamiljarë. Gjatë kësaj kohe, qeveria shqiptare ka importuar në vazhdimësi dhe do të vazhdojë të importojë çdo kilovat/orë në mënyrë që energjia të mos mungojë në asnjë qytet, në asnjë komunë, në asnjë fshat dhe në asnjë familje”, tha sot zëvendësminitri i METE, Eno Bozdo.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Porositi vrasjen e Saimir Kodrës / ‘Nuk po e gjejmë dot qenin, fle te Plaza’. Pajtime Fetahu: Është edhe Arben Llangozi, do përfundojë si Raviku. Vajza e gjyqtares: Mami e kënaqur që po flet me ju

Porositi vrasjen e Saimir Kodrës / ‘Nuk po e gjejmë dot qenin, fle te Plaza’. Pajtime Fetahu: Është edhe Arben Llangozi, do përfundojë si Raviku. Vajza e gjyqtares: Mami e kënaqur që po flet me ju