Festat, Policia në gadishmëri
krijohet autopatrulla "Shqiponja"

TIRANE- Policia e Tiranës njoftoi sot se janë marrë të gjitha masat për të garantuar rendin publik dhe qetësisë me rastin e festave të fundvitit. Ndryshe nga vitet e tjera këtë vit është krijuar seksioni i Autopatrullës Elitë “Shqiponja”, ndërsa strukturat e policisë kanë kaluar në shërbim të përforcuar.

Zv drejtori për rendin dhe sigurinë Erzen Breçani në Drejtorinë e Policisë së Tiranës bëri publike masat e marra
-Parandalimit, zbulimit dhe goditjes në kohë të çdo lloj tendence kriminale.
-Rritjes së sigurisë në rrugë dhe parandalimit të ngjarjeve aksidentale.

-Sigurimin e rendit dhe qetësisë në të gjithë territorin e Qarkut të Tiranës e në veçanti në Qëndrat Tregetare, Bulevardet, Sheshet kryesore si dhe në lokalet ku qytetarët do të festojnë ndrimin e viteve.

-Sigurimit të Ambasadave, Rezidencave të tyre, Objekte të Rëndësishme, duke përfshirë edhe në nënstacionet elektrike e depot e ujit.
-Bashkëpunimit me shërbimet e emergjenës si: Ambulancat, Zjarrëfiksit, etj.
-Për ndjekjen dhe zbatimin e këtyre masave me Urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, strukturat e Policisë dhe komisariatet në varësi të saj, kanë kaluar në shërbim të përforcuar.

KONTROLLE TË RREPTA DREJTUESVE TË MJETEVE

Policia e Tiranës do të ushtrojë kontrolle të plota ndaj të gjithëve drejtuesve të mjeteve, të cilët nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, ecin me shpejtësi tej normave të lejuara apo drejtojnë automjetin nën efektin e pijeve alkolike.

Këto kontrolle do të ushtohen kryesisht në orët e vona të natës dhe gjatë netëve që shoqërojnë festat e fundvitit, duke ngritur grupe kontrolli të organizuara në vende të ndryshme, si në qytet ashtu dhe në linja.

Policia kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të bëjnë kujdes gjatë përdorimit të fishekzjarreve. Policia vë në dispozicon numrat telefonik për të denoncuar çdo veprim të paligjshëm apo ngjarje aksidentale në numrat telefonik pa pagesë Nr. 129 dhe Nr. 126.

KRIJOHET AUTOPATRULLA "SHQIPONJA"
Seksioni i Autopatrullës elitë “Shqiponja” ka nisur funksionimin që më datë 21 dhjetor dhe shtrin funksionin e saj në qytetin e Tiranes në mbështetje të shërbimeve të tjera policore të Sektorëve dhe të Komisariateve të Policisë në Tiranë. Ai bashkëpunon dhe koordinon punën me punonjësit e policisë të seksionit te Patrulles se pergjithshme

Ky seksion do të kryejë detyra dhe shërbime direkte për ruajtjen e rendit publik, parandalimin dhe goditjen e kriminalitetit, ruajtjen dhe sigurimin e objektëve, sigurimin dhe shoqërimin e personave të arrestuar, ndaluar.
Garanton ruajtjen e rendit publik nëpërmjet kontrollit të territorit
-Garanton ruajtjen e jetës, shëndetit dhe pronës së shtetasve.
-Mbikëqyr, garantimin e zbatimin e ligjshmërisë në të gjithë zonën
-Identifikon nevojën për ndihmë të parë, ofron ose siguron ketë ndihmë
-Vendos masa administrative duke kryer detyra në rolin e agjentit konstatues e verifikues në fushën e qarkullimit rrugor për mbikëqyrjen e kontrollin e zbatimit të rregullave të qarkullimit rrugor në qendrat urbane.
-Krijon dhe permirëson në vazhdimësi marrëdheniet dhe kontaktet me komunitetin në zonën e patrullimit.
-Mbështet strukturat e administratës publike, jo publike kur pengohen gjatë ushtrimit të aktivitetit të tyre ligjor.
-Kryen veprime procedurale/hetimore në rolin e agjentit dhe oficerit te policise gjyqësore sipas Kodit të Procedurës Penale për disa vepra penale të lehta të Kodit Penal.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalojë, të bëj fushatën më fuqishëm për fitoren e PS dhe Edi Ramës

Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalojë, të bëj fushatën më fuqishëm për fitoren e PS dhe Edi Ramës