Në një konferencë për mediat specialisti i sigurisë rrugore në policinë e shtetit, Ervin Dervishi u ndal dhe tek situata e trafikut. Ai u ka kërkuar qytetarëve që të tregohen më të kujdesshëm gjatë drejtimit të automjeteve duke u bërë thirrje të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
"Thirrja jonë për përdoruesit e rrugës: Shmangni përdorimin e alkolit, vendosni rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtese, mos përdorni aparatin telefonik gjatë drejtimit të mjetit, mos shpejtoni për të arritur aksidentin", u shpreh Dervishi.
Gjithashtu, Dervishi u ka bërë thirrje të gjithë drejtuesit e mjeteve që të denoncojnë të gjitha rastet e shkeljes së ligjit nga ana e policëve rrugorë dhe duke qenë se në kryeqytet po bëhen punime, Dervishi u ka kërkuar qytetarëve të tregohen më të mirëkuptueshëm.
"Bashkëpunoni me Policinë rrugore dhe me tË gjitha Patrullat e policisë, telefononi në numrin 112 për Tiranën dhe 129 për qarqet, për çdo rast nevoje dhe shqetesimi.Nga ana tjetër, mos hezitoni të raportoni çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.Denonconi çdo abuzim sado i vogël qoftë nga punonjesi i policisë në detyrë", deklaroi ai.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)