FIER - Deputeti Dritan Prifti i ka shkuar në ndihmë familjeve të varfra në zonën e Fierit. Me rastin e vitit të ri, Prifti ka dhuruar 50 gjela deti për familjet në nevojë, si dhe një lopë për një nga familjet me kushtet më të vështira. Deputeti Prifti u shpreh se të gjithë ata që janë mirë nga gjendja ekonomike duhet t’i hedhin sytë edhe nga shtresat në nevojë.

“Është mirë të gjithë ata që kanë mundësi të ndihmojnë një tjetër që është pak më i varfër, më i dobët, të paktën në këto ditë festat duhet ta bëjmë. Në kushtet kur shteti, qeveria çdo ditë e më shumë largohet nga njerëzit që kanë halle dhe nevoja ekonomike dhe probleme shëndetësore unë do të doja të jepja një shembull tjetër”, u shpreh Prifti për mikrofonin e A1 Report.

Kryetari i Komunës Ndërmenas, Viktor Fasko falenderoi deputetin Prifti për ndihmën që i jep banorëve të fshatit Radostinë, gjë të cilën nuk e bën as qeveria.

(eç/shqiptarja.com)