Festat, vazhdon fluksi
probleme në kufi me Greqinë

Festat, vazhdon fluksi<br />probleme në kufi me Greqinë
TIRANE- Pikat kufitare që lidhin Shqipërinë me Greqinë dhe Italinë vazhdojnë të përballen me fluksin e kthimit të shqiptarëve, të cilët preferojnë të kalojnë festën e funditvitit në tokën mëmë.

Vetëm në 24 orët e fundit mbi 17 mijë emigrantë raportohen të kenë hyrë në Shqipëri nga pikat kufitare të Kakavijës, Kapshticës, e të porteve detare të Durrësit e të Vlorës.

Në pikat kufitare që lidhin Shqipërinë me Greqinë raportohet për një fluks emigrantësh. Ata detyrohen të presin në radhë për orë të tëra për faj të policisë kufitare greke e cila punon me sportele të reduktuara, dhe ka orare kur punon vetëm me një sportel.

KAKAVIJË
Për 24 orë kanë hyrë mbi 5000 emigrantë me 1800 automjete. Raportohet për një fluks më të ulët në krahasim me një ditë më parë. Probleme më të mëdha paraqiten nga policia kufitare greke e cila nuk ka marrë masa për shtimin e sporteleve por ka punuar vetëm me një sportel. Ndërsa pala shqiptare, punon me 6 sportele.

KAPSHTICË
Në 24 orët e fundit kanë hyrë 5000 emigrantë me 1500 mjete. Pala shqiptare punon me 7 sportele, ndërsa ajo greke vetëm me 2 sportele, dhe nganjëherë e redukton vetëm me 1 sportel.

DURRËS
Në Portin e Durrësit kanë mbërritur 7 tragete me 6500 udhëtarë dhe 1600 mjete. Për shkak të fluksit të emigrantëve, tragetet kanë kryer 2 rrugë në ditë. Kjo ka shkaktuar çrregullime në oraret e lëvizjeve të trageteve, si dhe pritje me orë të tëra të qytetarëve sidomos në portet e Barit dhe Ankonës

VLORË
Në orët e para të mëngjesit njëri prej trageteve të linjës Vlorë- Brindizi ka zbritur në portin e Vlorës 756 pasagjerë. Flitet për një reduktim të numrit të pasagjerëve në pritje në portin e Brindizit, ndërkohë që trageti I linjës Vlorë- Brindizi po bën dy rrugë në ditë.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sezoni turistik! Fluks udhëtarësh në portin e Durrësit, rreth 5.5 mijë pasagjerë pritet të mbërrijnë nga Bari! 28 sportele në funksion 

Sezoni turistik! Fluks udhëtarësh në portin e Durrësit, rreth 5.5 mijë pasagjerë pritet të mbërrijnë nga Bari! 28 sportele në funksion