TIRANE - Në prag të festave të fundvitit njësitë vendore si dhe bizneset lokale kanë bërë dhurata për fëmijët dhe familjet në nevojë.
Në qytetin e Beratit komuna Velabisht dhe bizneset private kanë shpërndarë dhurata për fëmijët e talentuar si dhe për fëmijët e familjeve në vështirësi ekonomike.
Ndërsa biznesi dhe Bashkia Kukës kanë kanë shpërndarë ndihma ushqimore për 400 familje në nevojë megjithëse numri i këtyre familjeve është shumë më i madh se kaq në qytetin e Kukësit.
Në qytetin e Vlorës, kryebashkiaku Shpëtim Gjika ka shpërndarë dhurata për qendrën e fëmijëve me aftësi të kufizuara si dhe në shtëpinë e fëmijës në Vlorë.
Në këtë qendër u organizua edhe një koncert festiv nga ku kryebashkiaku Gjika u shpreh se këta fëmijë meritojnë më shumë vëmendje dhe përkushtim.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com