Është festuar në Gjadër të Lezhës festa e Shën Jozefit, një festë tradicionale që kremtohet në zonë prej shumë kohesh. Panairi i traditës, artizanatit, prodhimet bujqësore dhe gatimet e zonës ishin vetëm disa nga aktivitetet që prezantuan vlerat e Zadrimës, ndërsa nuk munguan edhe lojërat popullore qe u sollën nga nxënës, duke tërhequr jo pak vëmendjen e të pranishmeve.
Bashkia Lezhës synon të riktheje festat lokale duke i veshur ato edhe me atmosferën festive dhe në këtë mënyre synohet ripërtëritja e traditave. Nëpërmjet këtyre festave synohet nxitja dhe zhvillimi i mëtejshëm i turizmit nëpërmjet pjesëmarrjeve të vizitoreve të shumtë në këto festa.