Festë e verë, Berati e Pogradeci të preferuarit e fundjavës! Marrin pjesë prodhues nga Shqipëria dhe Kosova, të shumtë vizitorët

Dhjetëra kantina nga Shqipëria dhe Kosova kanë ngritur "shtëpizat e verës" në  sheshin “Republika”, përgjatë Osumit. Në zemër të qyteti 2400 vjeçar, festivali “Wine & Stories of Berat” zhvillohet nga e premtja në të diel, ndërsa natën finale përzgjidhet kantina e mirë.

“Kemi këtë panair me dhjetëra kantina që i kemi jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Kosova. Unë besoj shumë që vlera e këtij produkti i shkon më së miri qytetit duke iu referuar edhe trashëgimisë kulture dhe referuar asaj që ka të bëjnë dhe me zhvillimin e turizmit”, ka thënë Ervin Demo, kryebashkiak i Beratit

Nga prodhuesit shihet si mundësi e mirë për shkëmbim eksperiencash.

 “Verën e bardhë, që është kultivuar ndër vite në zonën tonë. Pra, është variatet autoktonë, që ruan verat e zonës. Kemi “Rrushin merlot” dhe në miksim me këtë kemi krijuar edhe verën “Kodra e bukur” kemi krijuar  dhe “E kuqja super” që ne i prezantojmë”, shprehet një prodhues vere.

“Vijmë për të prezantuar produktet tona familjare nga Rahoveci. Duket që është atmosferë e mirë dhe ka interesim”, thotë një tjetër.

Paralelisht me Beratin, po zhvillohet festa e verës në qytetin e Pogradecit, një aktivitet që mbrëmjen së premtes mblodhi qindra vizitorë e turistë.

 “Një risi që është sivjet është pjesëmarrja e të gjithë kantinave të verës në këtë konkurs të përvitshëm të verës”, shprehet një vizitor.

“Për ne është hera e parë që marrim pjesë. Organizimi shumë i këndshëm dhe njerëzit janë shumë të mikpritshëm të gjithë. Ndihemi shumë mirë”, shprehet një turiste.

Për ne është hera e para që marrim pjesë.  Festa në Pogradec vijon dhe të shtunën, shoqëruar me gështenja të pjekura e serenata.  

K.T./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Ish ministri dhe ish kryebashkiaku i Sarandës Stefan Çipa në SPAK

Ish ministri dhe ish kryebashkiaku i Sarandës Stefan Çipa në SPAK